Një i burgosur, që vuan dënimin në burgun 302 në Tiranë, ka tentuar të vrasë veten. Nik Llakaj, i cili është dënuar për vrasje ka prerë damarët por fatmirësisht është gjetur nga punonjësit e burgut dhe është jashtë rrezikut për jetën. I dënuar me 18 vite burg Llakaj akuzohet për vrasjen e Ervin Merdinit më 29 prill 2013. Në gjykatë ai ka deklaruar se “nuk e vrava unë Ervin Merdinin. Ndoshta ka rënë nga biçikleta. Kishim një konflikt, por s’e kam qëlluar”.
Sipas prokurorisë ai ka qëlluar me thikë ndaj viktimës, pavarësisht se ngjarja fillimisht u raportua si vdekje “aksidentale”. Sipas aktakuzës Llakaj dhe Merdini kanë pasur konflikt me njëri-tjetrin, disa ditë para ngjarjes. Madje, sherret kanë vijuar në mënyrë verbale dhe tensioni arriti kulmin më 29 prill 2013 , kur Llakaj e qëlloi me thikë, duke e lënë të vdekur. Nga Prokuroria e Tiranës thanë se agjentët e policisë, pas kontrollit në banesën e autorit, kanë gjetur edhe thikën. Ekspertizat zbuluan se kjo thikë i përmbush kushtet për të qenë një armë e ftohtë, ndërsa u gjetën edhe gjurmë gjaku.
Ngjarja
Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e 29 prillit, të këtij viti, në rrugën “Jashar Erebara” në Tiranë. I ndjeri para disa kohësh kishte kaluar në gjendje depresive. Motivi i sherrit ka qenë tepër banal. Pasditen e 29 prillit, ata janë ndeshur sërish në rrugë, ku viktima ka qenë duke lëvizur me biçikletë. Zënka mes palëve është rigjeneruar sërish, duke degjeneruar deri në vrasjen e 27-vjeçarit. Burimet thonë se fillimisht kundërshtarët kanë shkëmbyer fjalë fyese me njëri-tjetrin. Në gjaknxehtësi e sipër, Llakaj e ka qëlluar me thikë, direkt në zemër, duke i çarë aortën. Pas kësaj autori i dyshuar i krimit, është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, duke e lënë viktimën të varur në biçikletë.
Redaksia Online

(g.f/shqiptarja.com)