Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, vazhdon pushimet  e tij të gjata verore. Pak ditë pasi na njohu me një transformim të tij, i veshur me rroba ushtarake dhe me kërrabë, duke kaluar nëpër stane, ish-ministri ka shkuar në vendlindjen e tij. Nga Gusmari i Tepelenës, Tahiri na njeh me rrapin e familjes së tij.

“Rrapi Tahirajve,-Gusmar; Si në ekran vendlindja më shtjellet, kanë rënë catitë, po mbahen themelet”-shkruan Tahiri.

Fotoja e shpërndarë nga Tahiri

Ajo që bie në sy përveç rikthimit në oborrin e shtëpisë së familjes së tij, janë komentet e shumta të patriotëve të Tahirit, që i shkruajnë bejte. Ja një prej tyre:

Teksa rrapi i gusmarit prek mendushem lashtesine, fshehur diteve qe kane ikur, pret ti kthesh ti madheshtine!

Ndërsa një tjetër shkruan:  Pse sthe derman te kishim ardhur dhe ne ne vendlindje dhe ne dajo!

Komentet në Instagramin e Tahirit

1/2