Bashkimi Europian në Tiranë ka përgënjeshtruar pretendimet e Sali Berishës, i cili përmes televizionit të tij Syri Tv, akuzon ambasadorin e Unionit në Shqipëri, Silvio Gonzato, se ka ndërhyrë në raportin e OSBE/ODHiR për zgjedhjet e majit me qëllim mosreflektimin e problematikave të evidentuara në procesin e votimit.
"Pretendimet se Ambasadori i BE-së ndërhyri për të hequr emrat nga artikulli i raportit të ndërmjetëm të OSBE/ODIHR-it, të përsëritura në një artikull të botuar sot nga Syri .net, janë të rreme.
Siç theksoi së fundi Ambasadori i BE-së në deklaratat për shtyp, Bashkimi Evropian nuk ndërhyn dhe as nuk kërkon të ndikojë në proceset demokratike të Shqipërisë.
Për më tepër, raportet e vëzhgimit të zgjedhjeve të OSBE/ODIHR-it janë të pavarura, të paanshme dhe të bazuara vetëm në gjetjet e verifikuara nga ekipet e tyre të vëzhguesve.
BE-ja është këtu për të mbështetur dhe shoqëruar Shqipërinë në rrugën e saj evropiane, jo për të ndërhyrë ose manipuluar në asnjë mënyrë.
Dezinformimi mund të minojë besimin e publikut në proceset demokratike",- thuhet në deklaratën e BE në Tiranë.
Më 1 maj, BE përgënjeshtroi Berishën, pasi televizioni i familjes së tij publikoi një lajm ku pretendohej se ambasadori Silvio Gonzato ka hequr nga raporti parazgjedhor i OSBE-ODHIR emra banditësh dhe policësh të përfshirë në krim elektoral.
K.M/I.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
4 Prill, 10:21
Nafta arrin në 224 lekë/litri, a është e mjaftueshme vetëm ulja e akcizës?
-
Po
14.9%
-
Jo
76.4%
-
Nuk kam mendim
8.7%
Vota total: 1436
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Flogert Muça: Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’
5 Prill, 15:45
-
Analiza: A mund të detyrohet Kosova të zgjedhë mes SHBA-së dhe BE-së?
5 Prill, 12:53
-
Rama: Negociatat janë në vijë, gënjeshtër se janë bllokuar! Së shpejti do të kemi lajme shumë të mira për procesin e integrimit
5 Prill, 09:40
-
Politika uron Pashkët, Begaj: Të punojmë më shumë për të përmirësuar jetën! Rama: Shqipëria e bekuar nga bashkëjetesa fetare (VIDEO)
5 Prill, 07:31
-
Drejtori për Zgjerimin në Komisionin Evropian: Shqipëria, përparim të paprecedentë në negociata! Shkuam nga zero, në hapjen e të gjithë kapitujve në pak më shumë se 1 vit
4 Prill, 20:05
-
Lufta në Iran, PD kërkon interpelancë me ministrin Karakaçi: Çfarë masash janë marrë për përballimin e një krize energjetike?
4 Prill, 14:48
-
Vendoret 2027/ Berisha ‘lëshon’ Florian Binajn: Do i japim Tiranës kandidaturën më të shkëlqyer! Braçe, përfaqësues i një partie të zhdukur
4 Prill, 13:29
-
Debati në Report Tv/ Reagon Kokalari: PD-së i duhet dikush si unë me mentalitet tjetër, do bëj pastrim të brendshëm
4 Prill, 08:02
-
Jakin Marena: Absurdi në PD, paradite përjashtime e pasdite apel për anëtarësime
3 Prill, 19:54
-
Ben Andoni: Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!
3 Prill, 19:45
-
PS nis fushatën për vendoret, në PD ‘stinë’ protestash! Berisha: Largojmë Ramën dhe demokratët që e mbështesin
3 Prill, 16:26
-
Afera CEZ-DIA/ Ilir Meta publikon dëshmitë e Hejsek dhe Tomas Pleskaç: DIA ishte krijesë amerikane që s’ka asnjë lidhje me emrin tim
3 Prill, 15:54