Pretendentët e nisin me fitore
Superioren, sot në fushë Kukësi

Pretendentët e nisin me fitore<br />Superioren, sot në fushë Kukësi
Ka startuar kampionati i 78-të i Kategorisë Superiorë ku pretendentët kanë treguar që në fillim forcën e tyre. Skëndërbeu ka mundur në Korçë 2:1 Flamurtarin, ndërsa Partizani ka fituar 1:0 ndaj Luftëtarit. Partizani ka vuajtur me gjirokastritët duke shënuar me penallti në fundin e ndeshjes. Në ndeshjet e tjera Teuta-Tirana dhe Korabi-Laci janë mbyllur në barazim 0:0.

Fitore e vuajtur, Batha shpëton Partizanin
Një gol me penallti i Bathës në kohën shtesë i dha fitoren Partizanit në hapjen e sezonit të kampionatit. 3 pikë shumë të vuajtura për të kuqtë pas një ndeshje ku dominoi në qarkullimin e topit por jo shumë në raste përballë një Luftëtari, që i rikthyer në Superiore tregoi se mund të luajë si i barabartë mes të mëdhenjve.

Në “Elbasan Arena”, të kuqtë pas aventurës Europiane kërkonin të tregonin forcën dhe në kampionat përballë një skuadre debutuese si Luftëtari. Pavarësisht dominimit të të kuqve pjesa e parë u mbyll pa gola. Pjesa e dytë nisi si fundi i së parës me Parës me Partizanin sërish këmbëngulës por Miraka u tregua dhe një herë në gadishmëri. 3 minuta më pas, Partizani pati mundësinë më të mirë me Trashin por topi i goditur prej tij nuk ju drejtua rrjetës.

Luftëtari kërkonte të tregonte se nuk kishte ardhur rastësisht në Superiore dhe në të 78-tën, Bregu rrezikoi seriozisht portën e Hoxhës. Futja në lojë e Bardhit ndryshoi lojën e të kuqve, pasi ai fitoi një 11-metërsh në minutat shtesë. Nga pika e bardhë, Batha nuk gaboi duke i dhënë më në fund fitoren e parë në një ndeshje zyrtare trajnerit Sormani, për një fillim kampionati me 3 pikë pas një ndeshje ku ndoshta Luftëtari meritonte diçka më shumë.

Salihi e nis mbarë për Skënderbeun
Skënderbeu bind në startin e sezonit, me trajnerin Andrea Agostinelli që festoi fitoren e parë zyrtare me korçarët. 6 herë kampionët radhazi të Shqipërisë debutuan në kampionat me fitoren 2-1 përballë Flamurtarit.

Hamdi Salihi ishte protagonist absolut, me golin e parë të shënuar në këtë sezon, penalltinë e parë të shpërdoruar dhe 11-metërshin e parë të shënuar. Skënderbeu e nisi menjëherë sfidën në sulm, me Gledi Micin që provoi nga jashtë zone në të 4-ën dhe topin që përfundoi rrezikshëm mbi portë. Megjithë dominimin e minutave të para, trajneri Andrea Agostinelli u detyrua të ndryshonte planet shumë shpejt, prej dëmtimit të Tefik Osmanit. Mbrëmja e pafatë e korçarëve vazhdoi, pas 11-metërshit të fituar nga inkursioni i Micit në të 16-ën.

Ekzekutimin e mori përsipër Hamdi Salihi, goditja e lehtë e të cilit u kontrollua nga portieri Halili. Skënderbeu kishte një tjetër shans të mirë nga goditje këndi, me asnjë nga lojtarët në zonë që nuk arriti ta shtynte topin drejt rrjetës, ndërsa në krahun tjetër portieri Orges Shehi rrezikoi më tepër nga sa duhej, me Flamurtarin që mund të kishte shënuar në mënyrë të pabesueshme me Bushiç.

Avantazhi i merituar i korçarëve erdhi në minutën e 25-të me Hamdi Salihin, që pasi gaboi me këmbë, gjeti golin me kokë.  Sulmuesi i shpëtoi mbulimit të tre mbrojtësve dhe devijoi saktë topin e harkuar nga Mici, që fillimisht u përplas në shtyllë dhe më pas përfundoi në rrjetë.

Pas minutave me radhë ku të besuarit e Agostinellit provuan të menaxhonin avantazhin, duke pritur qetësisht ti jepnin goditjen e “knock out”-it rivalëve, por përpara pushimit ndërmjet pjesëve ndodhi e papritura. Tentativa nga distanca e Donjet Shkodrës i befasoi të gjithë, edhe portierin Orges Shehi, me mesfushorin nga Prishtina që barazoi shifrat.

Ndeshjet e tjera
Në dy ndeshejt e tjera të javës së parë, Teuta dhe Tirana, edhe pse u përpoqën t’I rrëmbenin fitoren njëra-tjetërs në fund janë kënaqur me barazimin. Në një ndeshje me emocione të dyja skuadrat prodhuan lojë të mirë, port ë dyja ishin paksa të pafat njësoj, pasi goditën respektivisht nga një herë shtyllën.

Në ndeshejn tjetër Korabi debutues në Superiore e kërkoi më me ngulm fitoren, por Laçi tashmë me shumë eksperiencë arrit të dilte me pikën e barazimit nga “Selman Stërmasi”. Ndeshja e fundit e kësaj jave ajo midis Vllaznisë edhe Kukësit luhet sot në “Loro Boriçi”.
 
 
 
Kategoria Superiore
Java 1
Dje
Teuta – Tirana 0-0
Luftëtari - Partizani 0-1
Skënderbeu – Flamurtari 2-1
Korabi – Laçi 0-0
Sot
Vllaznia - Kukësi


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron