
Kryeministri Edi Rama nuk është i pranishëm në prezantimin e Bordit të Paqes nga Presidenti Donald Trump në Davos.
Burime për Report TV bëjnë të ditur se e pranishme në prezantim është Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Po ashtu bëhet e ditur se i pranishëm është edhe ish-kryeministri britanik, Tony Blair. Ditën e djeshme Trump tha se 59 shtete kishin pranuar pjesëmarrjen në Bordin e Paqes për Gazën.
Ndërkohë ditën e sotme CNN ka shkruar se sot në nënshkrimin për Bordin e Paqes në Gaza do të marrin pjesë 35 liderë dhe delegacione shtetesh.
Bordi i Paqes për Gazën është pjesë e fazës së dytë të planit 20-pikësh të armëpushimit në Gaza, të ndërmjetësuar nga SHBA-të, në shtator.
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara e mbështeti planin në nëntor, duke i dhënë Bordit legjitimitet ndërkombëtar. Bordi synon të mbikqyrë ç’militarizimin dhe rindërtimin e Gazës.
Lajmi kryesor:
Trump dhe liderët e 19 shteteve nënshkruajnë në Davos marrëveshjen për Bordin e Paqes, e pranishme dhe Osmani! Presidenti i SHBA: Do kemi sukses në Gaza










