Qeveria ka prezantuar “Pasqyrën e Flamingove”, një portal ku synon të publikojë dokumentet zyrtare për projektet më të diskutuara në vend.Aktualisht, në brendësi të tij mund të gjendet dosja e titulluar “Sazani dhe Zvërneci”. Dhjetëra dokumente zyrtare të institucioneve të ndryshme përbëjnë atë që qeveria e quan të vërtetën e projekteve që kanë shkaktuar jo pak debat gjatë 4 muajve të fundit.

“Do t'i shërbejë qytetarëve për të parë jo se çfarë shkruan qeveria, por se çfarë është e shkruar në të gjithë dokumentet zyrtare dhe çfarë thonë të gjitha materialet e një dosjeje qeveritare”, tha Rama.

Veç dokumenteve të shumta që përbëjnë dosjen e “Sazan-Zvërnecit”, në portal mund të gjenden edhe përgjigjet për pyetjet kryesore mbi këto projekte.

“E para, edhe një herë, pyetjet janë produkt i hulumtimit me inteligjencë artificiale të gjithçkaje që diskutohet në rrjetet sociale dhe të gjithçkaje që del në rrjetet sociale edhe nga mediat tradicionale. Pra, nuk janë pyetje të përzgjedhura, janë pyetje të grumbulluara dhe të vendosura në radhë, në një numër shumë të konsiderueshëm”, vijoi Rama.

Vetë Rama tha se dosja e parë është vetëm fillimi. Në ditët në vijim pritet publikimi edhe i dosjeve të tjera që kanë dominuar debatin publik gjatë muajve të fundit, përfshijë Kayo dhe aksin dokumentet për aksin Milot-Balldre.

“Shumë shpejt do të publikojmë dosjen qeveritare të Kayo, një tjetër emër që tanimë përflitet në rrugët e kanaleve sociale dhe në hapësirat e medias televizive. Po ashtu, Milot-Balldreni ka qenë një tjetër temë e cila është diskutuar mbi, sipas nesh, trillime, gjysmë të vërteta, informacione të paverifikuara dhe pastaj, sigurisht, faktet janë vendosur në të gjitha këto raste nën presionin e madh që vjen nga një botë...”, theksoi Rama.

“Pasqyra e Flamingove” është pjesë e një projekti më të gjerë të qeverisë, ku në qendër të tij qëndron transparenca dhe informimi i qytetarëve për projektet publike në vend.

“Pjesë e Pasqyrë Albania-s do të jetë dhe mundësia për të ndjekur në kohë reale çdo projekt qeveritar, çdo projekt publik, çdo vepër publike të financuar nga taksat e qytetarëve dhe po ashtu në pasqyrën e flamingos ka dhe një komponent tjetër që është pyetjet dhe përgjigjet”, vazhdoi Rama.

Kliko këtu për të lexuar dokumentet për Sazanin dhe Zvernecin

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:40
‘Flamingo Mirror’, Zhupa akuza: Pasqyrë propagande, dokumentet të paplota! Qytetarët duan shfuqizimin e ligjit për zonat e mbrojtura dhe dorëheqjen e Ramës

1789635722_inazhupa.jpg

‘Flamingo Mirror’, platforma e sapo prezantuar nga kryeministri Rama që tashmë ka hyrë në funksion, është pasqyrë propagande për opozitën. Deputetja Ina Zhupa thotë se qeveria nuk ka publikuar dokumentet e plota për investimet në Sazan e Zvërnec, duke renditur disa dokumente që mungojnë.

Ajo shkruan se duhet transparencë për ndërhyrjet në Zvërnec dhe rrethimin e zonës, aplikimi për leje ndërtimi, vendimi i KKT si dhe për çdo procedurë e vendimmarrje tjetër.

Sipas Zhupës, shqiptarët duan vetëm shfuqizimin e ligjit për zonat e mbrojtura dhe dorëheqjen e kryeministrit Rama.

Postimi i plotë:

Qytetarët kërkojnë shfuqizimin e ligjit 21/2024. Edi Rama u ofron një pasqyrë propagandistike si Flamingo Mirror!

Edi Rama tenton t’i bëjë qytetarët për budallenj me receta të gatshme propagande.

Ndërkohë që kërkesat për shfuqizimin e ligjit 21/2024 janë bërë nga qytetarët dhe institucionet europiane, dhe janë depozituar në kuvend nga unë që në 14 Maj, Rama zgjedh të na shesë si “transparencë” publikimin e vetë ligjit në një tjetër faqe.

Pastaj, për ta plotësuar recetën, publikon edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese që e la në fuqi ligjin 21/2024, një vendim i turpshëm që e rrëzoi vetë rezoluta e Parlamentit Europian.

Transparenca vazhdon VKM nr. 596, për Pishë Poro–Nartë, për të cilin kemi depozituar ankim në Gjykatën Kushtetuese. Kjo VKM ndryshoi regjimin e mbrojtjes së zonës, kaloi statusin nga kategoria IV në kategorinë V dhe eliminoi nënzonimin e mëparshëm. Pikërisht këto ndryshime janë sot objekt kundërshtimi por për Ramën çelësi i ndërtimit.

Kjo është tallje e madhe!

Po edhe dokumentat nuk janë të plota, nëse qëllimi është thjesht transparenca, pse nuk publikohen të gjitha?!

Pse nuk publikohen dokumentet që tregojnë çfarë ndodhi realisht në Zvërnec, që u rrethua, hynë kamionë dhe fadroma?

Pse nuk publikohen Aplikimi nr. 3218 Prot., datë 28.04.2026, për Leje Ndërtimi Infrastrukture për rrethimin dhe punimet përgatitore në funksion të rrugëve të aksesit?

Pse nuk publikohet Vendimi nr. 05, datë 29.04.2026, i Këshillit Kombëtar të Territorit, me të cilin është miratuar kjo leje?

Pse nuk publikohen të gjitha dokumentet e procedurave, lejeve, vlerësimeve dhe vendimmarrjeve që lidhen me ndërhyrjet në këtë zonë?

Dhe pse nuk publikohet gjithçka që lidhet me projektet e Zvërnecit të paraqitura në “The Albanian Files”?

Kjo është transparencë me regji. Flamingo Mirror është pasqyra e propagandës, jo transparenca që kërkojnë qytetarët.

Qytetarët e dinë shumë mirë gjendjen. Nuk kanë nevojë për një pasqyrë që t’u tregojë gjendjen e mjerueshme. Kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës si e vetmja rrugë për të ndryshuar gjendjen dhe për mbrojtur vendin.

SI.E./P.J/Shqiptarja.com
Sa e vlerësoni këtë artikull?
★ ★ ★ ★ ★
2.7 / 5 (9 vlerësime)

Komente

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Dada: 03/10/2026 15:19

    Mendoja se ligji quhet transparence ndaj publikut dhe akses me dokumentat zyrtare. Qenkam kabuar. Qenka “Flamingo morri” dhe behet ligj sipas qefit te kryepykes.

    Përgjigju
  • Nje lexues: 03/10/2026 14:50

    Shume drejt po veproni.Provova te hap faqen pasqyralbania.com me kredencialet e e-albania por sistemi nuk i njeh keto kredenciale.Nuk e dij ne se ju si gazetare e keni provuar sistemin? FLM

    Përgjigju
  • Shoku belindes: 03/10/2026 14:13

    Posto dhe dosjen e pasuris tate bashk me tbelindes ti shofim iher

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 3 Tetor, 19:15

    Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private?