Ministria e Arsimit dhe Sportit e Shqipërisë në bashkëpunim me organizatën World Vision prezantoi botimin e manualit në ndihmë të mësuesve "Jam mes jush i ndryshëm i barabartë", një përmbledhje mbi përfshirjen e fëmijëve me aftësi të kufizuara në shkolla. Në këtë prezantim morën pjesë Zëvendës Ministrja e Arsimit dhe Sportit të Shqipërisë, Nora Malaj, PërfaqësuesI i Wolrd Vision për Shqipërinë dhe Kosovën, Rein Dekker dhe përfaqësues të tjerë të ftuar.
Zv. Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Nora Malaj në fjalën e saj theksoi se zëri ynë sot me këtë manual të përbashkët bëhet një zë i fuqishëm për atë kategori të njerëzve ndryshe për ti parë ata si të barabartë. Malaj thekson se ky manual nuk ka ardhur sot këtu rastësisht, por ai është ideuar që në vitin 2011 i cili tashmë është i përcaktuar në ligjin para-universitar.
Malaj duke u bazuar në statistikat e INSTAT shprehet se në Shqipëri ndodhen rreth 2400 fëmijë me aftësi të kufizuara. “Pas mbledhjes së grupit të punës dhe grupeve të interesit u realizua ky manual cili tashmë është i përcaktuar në ligjin para-universitar ku fëmijët me aftësi ndryshe do të bëjnë pjesën në edukimin e sistemit gjithëpërfshirëse. Në sistemin arsimor për herë të parë u fut sivjet sistemi ndihmës i mësuesit dhe do të vazhdojë deri në vitin 2017 ku do të jetë edhe pjesë e buxhetit të shtetit”- u shpreh Malaj në fjalën e saj.
Sipas Zëvendës Ministres ky manual do të ndihmojë mësuesit që të dinë të punojnë me kategori të ndryshme të fëmijëve. Manuali ka si synim krahas formimit të fëmijëve edhe atë të formimit të edukimit të komunitetit. Manual ka disa këshilla për të plotësuar nevojat e nxënësve që kanë vështirësi në të shkruar, në veprimet matematikore, në veprimet e të folurit bukur, për fëmijët me aftësi të kufizuara fizike dhe gjithashtu për fëmijët autikë”.
Manuali “Jam me Jush” është një përmbledhje njohurish, këshillash, praktikash të thjeshta në ndihmë të gjithë mësuesve të Shqipërisë të cilët në klasat e tyre kanë nxënës me aftësi të kufizuara. Këtë muaj ai është futur për akreditim në komisionin e Akreditimit të Trajnimeve (KAT), pjesë e Ministrisë së Arsimit, për tu njohur kështu zyrtarisht si një mjet përgatitjeje për mësuesit.
Manuali u përgatit nga Wolrd Vision, organizatë ndërkombëtare e përkushtuar ndaj fëmijëve dhe të rinjve në 100 vende të botës. Ajo punon në Shqipëri që prej vitit 1999 dhe në Kosovë që prej vitit 1998, në edukim, mbrojtje fëmijësh, ndërtim paqeje etj. Ky manual erdhi si përgjigje e shqetësimit dhe nevojës që mësuesit kanë shprehur vazhdimisht gjatë trajnimeve nga Wolrd Vision.
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com