Të martën e 16 korrikut në Madrid Ja festë. Stadiumi Santiago Bernabeu do të jetë plotësisht i mbushur, gjatë prezantimit të Kylian Mbappe, yllit të ri të Real Madridit.
Klubi Mbretëror ka bërë të ditur se biletat për prezantimin e Mbappes janë shitur të gjitha dhe për këtë arsye në Bernabeu pritet të jenë të pranishëm 86 mijë tifozë, edhe më shumë sesa ka pasur kur u prezantua Cristiano Ronaldo.
Në ceremoninë e prezantimit të Mbappes pritet të marrin pjesë shumë figura të rëndësishme dhe të spikatura.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate shqiptarja.png)
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)