Prezantohet në Lezhë ‘2000 vjet krishtërim te shqiptarët’

Historia dymijë vjeçare e krishtërimit shqiptar është përmbledhur në një liber, ku janë përfshire 36 studime të historianeve evropiane por dhe akademike shqiptare.

Materialet janë produkt i Simpoziumit Shkencor, mbajtur në vitin 1998 në qytetin Arbon të Zvicrës, ndërsa botimi i tyre në shqip pas 25 vitesh u mundësua nga Kriste Coli dhe Ahmet Asani.  Libri u promovua në Lezhë, me pjesëmarrjen e disa studiuesve të letërsisë, historianë dhe përfaqësues të klerit katolik.

‘Të krishterët e parë ne Evropë kanë qenë pasardhësit tanë. Këtë e shkruajnë shkencëtarët.’- tha Ahmet Hasani, botues.

‘Libri që sjellim sot trajton një moment të veçantë; Jubileun 2000 vjeçar të krishtërimit. Ne shqiptarët ishim të parët në Europë që e përqafuan krishtërimin.’- tha Kriste Colui botues.

Krishtërimi në libër nuk e trajtohet si doktrimë por si qyteterim’.- tha Paulin Zefi historian.

Një botim shumë cilësor me 36 punime, ku spikasin historianë europianë me shumë reputacion si: Noel Malcolm, Robert Elsie, Peter Bartl, Antonio Bellusci, John Mc'Caffrey, Konrad Clewing, Ercole Lupinacci, Odile Daniel e Peter Markus, por edhe emra të njohur të botës akademike shqiptare, si: Jahja Drançolli, Mark Krasniqi, Kristo Frashëri, Imzot.Mark Sopi, Ymer Jaka, Ramadan Sokoli, Gjergj Frashëri, Nikë Ukgjini, Nue Oroshi, Bejtullah Destani, Bardhyl Demiraj etj. Këto 36 studime janë produkt i Simpoziumit të madh shkencor, që është mbajtur më 5 dhe 6 shtator të vitit 1998 në qytetin Arbon të Zvicrës.

Përmes këtij botimi, titulluar "2 mije vjet krishtërim tek shqiparet" del në dritë fakti se kombi shqiptar ishte ndër të parët përqafoi krishtërimin në Evrope.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë