Me vendim të Këshillit të Ministrave, në datën 21 janar 2026, Emiljan Jani u lirua nga pozicioni i Prefektit të Qarkut të Durrësit dhe në vend të tij u emërua Adrian Gurra.
Ndërkohë ditën e sotme është organizuar edhe ceremonia e prezantimit të Ardian Gurra-s si Prefekt i Qarkut Durrës.
Në prezantimin e tij si Prefekt i qarkut ka marrë pjesë edhe kryebashkiakja e Durrësit, Emirjana Sako, e cila ka ndarë edhe fotografi nga takimi.
Po ashtu Sako ka shkruar se Bashkia e Durrësit do të vijojë bashkëpunimin konstruktiv me institucionin e Prefekturës në shërbim të qytetarëve të Durrësit.
“Sot mora pjesë në ceremoninë e prezantimit të Prefektit të ri të Qarkut Durrës, z. Adrian Gurra, të cilit i uroj suksese në ushtrimin e detyrës së tij.
Do të vijojmë një bashkëpunim të ngushtë dhe konstruktiv me institucionin e Prefekturës, në shërbim të interesit të qytetarëve dhe zhvillimit të qëndrueshëm të Durrësit“, ka shkruar Sako në rrjetet sociale
Komente










