“Rama II” do të ketë 6 ministra më pak se qeveria e parë e tij. Në trenin ku timonin e mban i vetëm, Edi Rama do të ketë 13 ‘vagonë’, nga të cilat dy janë ministra Shteti pa portofol.
Kabineti i ri ka 7 femra dhe 7 meshkuj, ndërsa janë rikonfirmuar 9 ministra të qeverisë “Rama I”.
Dy janë surprizat më të mëdha të Edi Ramës në këtë përzgjedhje. Ai ka zgjedhur si zëvendëse të tij, zonjën Senida Mesi, emri i së cilës u dëgjua për herë të parë si kandidate në vend të tretë për PS-në në qarkun e Shkodrës.
Surpriza e dytë u shfaq tek e përzgjedhura e Ramës për të drejtuar ministrinë e Drejtësisë. Këtë detyrë Rama ja besoi zonjës Etilda Gjoni, e cila ka pasur një karrierë pranë Avokatit të Popullit dhe së fundmi mbante detyrën e zëvendës ministres së drejtësisë.
Edhe dy ministritë pa portofol nuk ngjasojnë fare me ato të qeverisë së parë të Ramës. Kryeministri i ka besuar detyrën e Ministrit të Shtetit për Diasporën Pandeli Majkos, ish kryeministër dhe nga të paktët socialistë që i rezistuan edhe epokës së Rilindjes.
Rama krijoi dhe një ministri të dytë shteti, të re për nga formati dhe drejtimi, me qëllim Mbrojtjen e Sipërmarrëseve. Kjo detyrë ju besua bashkëpunëtores së tij të ngushtë, Sonila Qatos, aktualisht drejtore e Agjencisë së Trajtimit të Pronave.
Jo me pak habi u prit leximi i emrit të Ditmir Bushatit si ministër i jashtëm. Edhe pse në fillim të kësaj jave Rama, gjatë një takimi me ambasadorët, tha se pas të dielës do të kishim një ministër të ri të jashtëm, duket se është rikthyer sërish tek Bushati, i cili do të mbulojë edhe përgjegjësitë e integrimit.
Rama e mbajti fjalën e thënë paraprakisht për Ministrinë e Brendshme. Ai riktheu në detyrë Fatmir Xhafaj, i cili drejtoi punën e reformës në drejtësi, dhe që shërbeu në këtë detyrë vetëm pak muaj pas shkarkimit të Tahirit. Karriera e Xhafajt është e hershme jo vetëm në kohënn e demokracisë, por edhe gjatë sistemit komunist.
Në krye të Ministrisë së Mbrojtjes do të jetë sërish një grua, por jo Mimi Kodheli. Kryetarja e Forumit të Gruas Socialiste, Olta Xhaçka do të drejtojë këtë dikaster delikat të një vendi anëtar i NATO-s.
Xhaçka ka mbajtur për pak kohë edhe postin e Ministres së Mirëqenies Sociale pas shkarkimit të Klosit.
Është rikonfirmuar tek Kultura, Mirela Kumbaro e cila është zgjedhur deputete në qarkun e Gjirokastrës. Ministrisë së Kulturës nuk i është shtuar asnjë kompetencë e re.
6 ministritë e tjera janë një miksim i kompetencave dhe dikastereve aktuale. Arben Ahmetaj do të drejtojë një ministri më të fuqishme, që përvec Financave, i është shtuar edhe Ekonomia dhe Puna.
Lindita Nikolla rikonfirmohet në krye të Arsimit dhe Sportit por tashmë i janë shtuar edhe cështje të Rinisë.
Ministrisë së Shëndetësisë i është shtuar edhe Kujdesi Social dhe do të rikthehet sërish në detyrë Ogerta Manastirliu. Ajo më parë ka qenë edhe drejtuese e QSUT-së.
Tek Damian Gjiknuri, i cili do të qëndrojë sërish në krye të ministrisë së Energjisë, do të shtohet edhe Infrastruktura e Transportet. Ai u zgjodh deputet në qarkun e Vlorës, ku drejtoi punën politike.
Ish-zëvendëskryeministri Niko Peleshi do të jetë Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, ministri e cila do të rindërtohet duke ju shtuar dhe përgjegjësi të tjera.
Në qeveri rikthehet edhe Blendi Klosi. Ai do të drejtojë ministrinë e re të Turizmit dhe Mjedisit.
Integrimi, Transportet, Zhvillimi Urban, Inovacioni, Pushteti Vendor, Teknologjia dhe Inovacioni, çështje që ishin përfaqësuar me ministri gjatë qeverisë “Rama I” janë eliminuar.
Pritet që në vijim, teksa të hartohet fusha e përgjegjësisë e cdo ministrie, të qartësohet se ku do të transferohen këto fusha.
VIDEO/Fjala e Kryeministrit Edi Rama në Asamble
Ruçi kryetar Kuvendi, Balla shef i grupit të PS/ Skeda
Gramoz Ruci është propozuar nga kryeministri Rama për të drejtuar Kuvendin e Shqipërisë për 4 vitet e ardhshme, ndërsa Taulant Balla ka marrë drejtimin e grupit të PS.
Rama ka vlerësuar eksperiencën e Gramoz Rucit, në drejtimin e grupit parlamentar socialist si një aset i çmuar politik.
Ndërsa në krye të grupit, Rama tha se do të jetë Taulant Balla, i cili katër vitet e shkuara ka mbajtur postin e nënkryetarit të grupit të PS.
Rama: Fillon epokë e re, 10 objektivat e mandatit të dytë
Kryeministri Edi Rama në prezantimin e qeverisë së re deklaroi se për Shqipërinë fillon një epokë e re në drejtimin e vendit, ndërsa shpalosi edhe 10 objektivat e mandatit të dytë
“Fitorja mund të jetë për PS e para, e një epoke të re politike për Shqipërinë, ose e fundit për një kohë të gjatë.
10 tipare që duhet të ketë ky mandat; Besnikëria ndaj vendit, më tej vullneti i palëkundur ndaj reformave.
Së treti; qasja frontale, operacione në cdo zonë, reformim, ristrukturim, rivlerësim burgimesh njerëzore.
Së katërti; gatishmëria për dialog me opozitën, por pa lënë asnjë punë të sotme për nesër. Sjellje pro-aktive duke i shtrirë dorën në cdo hap.
Së pesti; operacione jo konvencionale kundër korrupsionit. Duhet të ecim në rrugë të pashkelura më parë.
Së gjashti; duhet të jetë tipar përcaktues ulja e peshës së administratës në jetën e shqiptarëve dhe kompanive të bizneseve
Së shtati; afrimi me komunitetet, grupet e interesit në politik-bërje, i njerëzve të rinj në qeverisje në të gjitha nivelet edhe në administrim. Koalicion të madh me njerëzit.
Së teti; aftësia vetëkritike. Tipar i domosdoshëm, pasi ka qenë nga ministrat një tipar jo aq i dukshëm. Së nënti; Disiplina për komunikimin.
Ky mandat nuk do të jetë shëtitje, pikën e fundit të djersës për cdo objektiv. Aftësia për të thënë “Më falni” që nga kolegu deputet deri te populli është jetike për fatin e kësaj beteje.
Dhe së fundmi; Dinjiteti i përfaqësimit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Kursi i ndërtuar është i respektushëm, por duhet përforcuar te diplomacia” deklaroi Rama.
KABINETI I RI QEVERITAR "RAMA 2"
11 ministri dhe 2 ministra shteti/ 50% burra dhe 50% gra
Kryeministër Edi Rama
Zv/ kryeministre Senida Mesi
Ministër i Shtetit për Diasporën Pandeli Majko
Ministria e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrëseve Sonila Qato
Ministria e Jashtme Ditmir Bushati
Ministria e Brendshme Fatmir Xhafaj
Ministria e Mbrojtjes Olta Xhaçka
Ministria e Drejtësisë Etilda Gjoni
Ministria e Kulturës Mirela Kumbaro
Ministria e Financave, Ekonomisë e Punës Arben Ahemtaj
Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Lindita Nikolla
Ministria e Shëndetësisë dhe Kujdesit Social Ogerta Manastirliu
Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës Damian Gjiknuri
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Niko Peleshi
Ministria e Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi
[gallery]23643[/gallery]
SKEDA/ Ja kush janë ministrat e rinj të qeverisë “Rama 2”
Ministrat e PS që largohen
Mimi Kodheli– Ish Ministre e Mbrojtjes
Milva Ekonomi– Ish Ministre e Ekonomisë
Eglantina Gjermeni- Ish Ministre e Zhvillimit Urban
Milena Harito– Ish ministre e Shtetit për Inovacionit
Ermonela Felaj- Ish ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Eduard Shalsi– Ish ministër Shteti për Cështjet vendore
Risitë/ Emrat e rinj që vijnë
Kryeministri thuajse ka rimandatuar të njëjtët emra nga qeveria e kaluar, ndërsa risitë e vetme janë tre. Senida Mesi e zgjedhur si zv/ kryeministre është zgjedhur deputete në zgjedhjet e 25 qershorit në Shkodër.
Senida Mesi do të zëvendësojë në këtë post Niko Peleshin. Sonila Qato emërohet në krye të Ministris se Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrëseve.
Ndërsa emri tjetër surprizë ishte ai i Etilda Gjonit, e cila nga zv/ ministre e Drejtësisë merr detyrën e ministres nga shtatori.
Jashtë qeverisë Tahiri, shkrihet ministrja e Integrimit
Jashtë kabinetit të ri qeveritar ka mbetur Saimir Tahiri, një nga figurat më të sulmuara politikisht nga PD dhe LSI mandatin e kaluar në Ministrine e Brendshme, ndërsa është kryetar i PS së Tiranës.
Ndërsa përsa i përket strukturimeve të reja që janë bërë, bie në sy shkrirja e ministrisë së Integrimit, ndërsa funksionet e saj tashmë i kalojnë të Jashtmes.
Risitë/Ministritë klasike s’preken, 5 shkrihen
Nga kjo asamble Rama i njohu shqiptarët me disa risi dhe surpriza qeverisëse. Ministritë klasike nuk janë prekur në strukturë,- Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Brendshme, e Drejtësisë dhe e Kulturës.
Ndërsa 5 ministri janë shkrirë plotësisht- ajo e Integrimit, Transportit, Inovacioni, Zhvillimi Urban, dhe Çështjet Vendore. Rama nuk përmendi se kush do t’i ushtrojë kompetencat e ministrive te shkrira, por me shume gjasa kompetencat e ministrisë së Integrimit do të kalojnë pranë ministrisë së jashtme, ndërsa ato te Transporti pranë Ministrisë së Energjisë dhe infrastrukturës.
Ndërsa ministritë e tjera që janë shkrirë, janë bashkuar me Ministrinë e Financave, Mjedisit, Shëndetësisë apo të Arsimit. Krijimi i dy ministrive të shtetit ishin koncepte të panjohura për qeveritë e deritanishme.
Një ministri e posaçme për shqiptarët jashtë Atdheut që do të drejtohet nga Majko, do të plotësojë një kërkesë të kahershme mbi krijimin e një ministrie për Diasporën, kur më shumë se 1 milionë shqiptarë jetojnë nëpër botë. Sfidë e kësaj ministrie do të jetë sigurimi i votës së emigrantëve.
Zhvillimet minutë pas minute nga Asambleja e PS:
Ora 14:35 'Rama 2', reagimet e para të ministrave e ish-ministrave
Vetëm pak minuta pasi kryeministri Rama bëri publike strukturën e re qeverisëse,jashtë ambienteve të ‘Hotel Sheraton’ i madh ishte edhe interesi për të ditur edhe reagimet e para të ish ministrave dhe ministrave të rinj. Sikurse edhe në fillim të asamblesë shumë prej tyre ishin shumë të heshtur duke iu shmangur pyetjeve të gazetarëve.
Ora 14:30 PD kundër Ruçit kryetar Kuvendi: Duhet të ndalohet me cdo mjet
Anëtari i PD në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Fabian Topollaj kërkon që të ndalohet me cdo mjet zyrtarizimi i Rucit në krye të Kuvendit.
Ora 14:25 LSI: Kryeministri bëri gabimin e parë me Integrimin
Pas zyrtarizimit të qeverisë së re ka ardhur edhe reagimi i parë nga LSI, që tashmë është në opozitë.
Ora 14:20“Rama 2”, Basha: Po thellohet krimi, rikthehet elita komuniste
Kryetari i PD, Lulzim Basha ka reaguar për herë të parë pas shpalljes së qeverisë ‘Rama2’.
Kryeopozitari thotë se qeveria e re nuk është asgjë tjetër veçse thellimi i korrupsionit dhe krimit, ndërsa shton se kjo është qeveria e konsolidimit të rikthimit në pushtet të elitës komuniste.
Ora 12:40 Rama: Pushtetin e kemi të vetëm, s’ka më ankesa
Jemi edhe ne fajtorë për zyrtarë grabitqarë, që janë fëmijët e partisë, ose që shkojnë në zyrat si të partisë, pavarësisht se partia nuk di gjë. Nëse derisa sot jemi bashkëfajtorë nesër do të jemi të vetmit fajtorë. Tani kemi fatin të bëjmë të gjitha gjërat dhe nuk kemi më për kë ankohemi. Distancim dhe lufta pa tolerancë është e domosdoshme. Katër ikin shumë shpejt. Shumë nga ta që nuk ishin as në fushatë do të paraqiten për të kërkuar ushqim, ka rënë numri i votuesve, por kemi marrë më shumë %. Ose duhet ta fitojmë këtë betejë, ose do ta humbasim. Nuk duhet të shpallim konkurse me dyer të mbyllura, jo më emërime në emër të partisë, pasi e fëlliqim partinë.
Ora 12:30 Rama: Uroj që marrëveshja me PD të mos ketë vdekur
Marrëveshja politike me PD uroj mos të ketë vdekur. Nuk e di nëse do të këtë paqe nën degën e ullirit të brishtë të mbrëmjes së 17 majit.
Ato rrëfenjat me blerje votash po rënie të euros... Pas humbjes ishin në pozitë qamet. Jemi gati të gëzohemi bashkë me opozitën për heqjen nga harta e drogës të Shqipërisë. Për të mirën e vendit, që e mirëpriti atë marrëveshje. Në emër të Shqipërisë që duhet të flasë vetëm me një emër.
Në funksion të integrimit të shtetit do ta ndajmë qartë luftën për pushtet nga bashkëpunimi i detyrueshëm për Shqipërinë për njerëzit e zakonshëm. Nëse sot pushka është fjala, nuk mund të përdoret kundër njëri tjetrit. Opozita më e fortë nuk është as në katundin tonë politik apo mediatik, por është në zyrat e administratës.
Ora 11:55 Rama: Gramoz Ruçi do të jetë kryetari i ri i Kuvendit, Balla kryetar grupi i PS
Grupi parlamentar, po e nis nga koka. Gramozi e ka mbuluar prej vitesh këtë detyrë por mandati ynë i ri kërkon ti japim Kuvendit të Shqipërisë një kryetar të ri dhe me autoritetin e posaçëm Gramozi është jo vetëm kryetari i natyrshëm për këtë mandat por edhe figura politike që do ngjitet me eksperiencën më të madhe.
Krenar që e propozoj. Në Kuvend do të rikthehet nderi e respekti, t’i jepet fund rrumpallës së 4 viteve që ikën. Ne do të bëjmë investimin më të sigurt politik, që jeta parlamentare të futet në binarët nga rrëshqiti në këto 4 vite. Gramozi garancia e parë për ndryshimin që na pret.
Për grupin e ri të PS, largimi i Gramozit do të jetë një sfidë në vete, zëvendësimi duhet bërë menjëherë, për lartësinë që duhet të qëndrojë grupi. Duke çmuar punën e Taulant Ballës, besoj që është gjëja e duhur Taulanti të marrë drejtimin e grupit të PS.
Ora 11:30 Edi Rama: Shqipëria futet në një epokë të re
Nuk më mundon qeveria, por cilësia për 4 vitet e ardhshme. Ata ikën sikur e meriton në 25 qershor, jemi e vetmja garanci për të bërë shtet, nuk mund të shohim as 2 dhe as 3, se pastaj na pret ajo që gjeti 2, 3 apo 1 që kishin në vetvete. Duhet mbarëvajtje e partisë, tepsia nuk do të vijë më.
Jemi në fillesën e një projekti të ri politik bashkim njerëzish nga të gjitha stresat për të mundësuar këtë stad të ri për të qeverisur realisht me njerëzit me fuqinë e urgjencës së ndryshimit. Aleatët me një dorë në timon dhe një në tepsi u larguan.
PS do të udhëheq e vetme Shqipërinë, pavarësisht rrengjeve që na bënë të tjerët. Njerëzit e zakonshëm e bënë të tyren, ata e fituan betejën për ne, tani është radha jonë, të fitojmë betejën për Shqipërinë që duam për ata. Ky është mandati më i vështirë që unë marr vota për të bërë një detyrë, mandati më i vështirë që kur jam në këtë detyrë. Mund tia dalim vetëm duke u super motivuar që fuqinë numerike në parlament të mos e shkëpusim nga njerëzit.
Fitorja mund të jetë për PS e para, e një epoke të re politike për Shqipërinë, ose e fundit për një kohë të gjatë. Do të jetë e fundit nëse ne nuk e shohim se kundërshtarët e dobët që kemi e bëjnë pushtetin, ndërsa do të jetë e para nëse do ta kuptojmë që fati i kësaj supersfide varet si do ta mbrojmë këtë pushtet nga vetvetja, nga ndjeja fatale e vetëmjaftueshmërisë.
Fusha e betejës së 25 qershorit, forca dhe individë e një katundi politik që nuk kanë aftësi gënjeshtrash. Larg qoftë të na ndodhë sikur u ndodhi të tjerë, nuk duhet të degradohemi as si parti, në raport me zgjedhësit dhe kundërshtarët. Një kujtesë; ne kërkuam një mandat kuqezi dhe e morëm, mbi të majtën dhe të djathtën, për t’u ngritur mbi vetveten.
Nuk duhet të qeverisim për veten dhe për partinë, por me shqiptarët, larg ndasive dhe konflikteve të katundit politik, që janë të shtrira në cdo katund. Përtej kufijve të privilegjuarve të partisë dhe zgjedhësve, të cilat mos harrojnë 4 vitet që vijnë, na besuan shumë më tepër për cfarë presim se për ca kemi bërë. Tipari kryesor duhet të jenë besnikëria ndaj interesave të vendit.
Rama: 10 objektivat e mandatit të dytë
10 tipare që duhet të ketë ky mandat; Besnikëria ndaj vendit, më tej vullneti i palëkundur ndaj reformave. Jemi vendi me më pak punonjës në administratë në rajon dhe jemi vendi me më shumë drejtorë. Së treti; qasja frontale, operacione në cdo zonë, reformim, ristrukturim, rivlerësim burgimesh njerëzore. Së katërti; gatishmëria për dialog me opozitën, por pa lënë asnjë punë të sotme për nesër. Sjellje pro-aktive duke i shtrirë dorën në cdo hap.
Ta kërkojmë bashkëpunimin jo kur vjen ‘veza për të dalë’ por në vijmësi për cdo cështje, por nuk do të qëndrojmë në vend duke pritur opozitën. Së pesti; operacione jo konvencionale kundër korrupsionit. Duhet të ecim në ttugë të pashkelura më parë. Do të nisim punën që këtë javë me ministrin e ri dhe parlamentin për ta zgjedhur programin një miliard, duke cuar një qasje të re buxhetore për ujin, shkolla dhe spitalet. Do të bjmë largime në bllok të drejtorësh dhe shkrirje të drejtorive, si bordet e kullimit, apo policia gri që do të shkrihet që në mbledhjen e parë të qeverisë.
Së gjashti; duhet të jetë tipar përcaktues ulja e peshës së administratës në jetën e shqiptarëve dhe kompanive të bizneseve. Psh; një njeri të mbledhë aq shumë dokumente për të marrë një dokument. Inspektorate pa fund, na duhen vetëm ata për ceshtje të jetës, jo të tjera. Ca ka fituar cdo sektor nga puna e këtyre, ca ka fituar mjedisi nga malet me gjoba të bankave të gjelbra.
Do të bëhemi një ndër shtet me numrin më të vogël të dokumenteve të nevojshme për shërbimet, nuk duhet të ketë shtet tjetër, që të ketë më pak se ne. Do të bëjmë çmos për shërbimet publike; zyra do marrë dokumentet për qytetarët ku kanë nevojë, jo më pritje dhe zvarritje, qytetarët do e takojnë vetëm njëherë shtetin për shërbimet. Së shteti; afrimi me komunitetet, grupet e interesit në politik-bërje, i njerëzve të rinj në qeverisje në të gjitha nivelet edhe në administrim. Koalicion të madh me njerëzit.
Së teti; aftësia vetëkritike. Tipar i domosdoshëm, pasi ka qenë nga ministrat një tipar jo aq i dukshëm. Ministra e rinj, pasi të dekretohen do të nënshkruajnë një marrëveshje mirëkuptimi me asamblenë dhe grupin parlamentar parimesh normash për t’u respektuar nga anëtarët e grupit. Së nënti; Disiplina për komunikimin.
Ky mandat nuk do të jetë shëtitje, pikën e fundit të djersës për cdo objektiv. Aftësia për të thënë “Më falni” që nga kolegu deputet deri te populli është jetike për fatin e kësaj beteje. Dhe së fundmi; Dinjiteti i përfaqësimit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Kursi i ndërtuar është i respektushëm, por duhet përforcuar te diplomacia.
Rama: Që sot të punojmë për mandatin e tretë
Kemi mandatin më të fortë në historinë e PS, por detyra për të hequr nga uzurpimi i administratës, si ofiqe për një grusht njerëzisht, miq apo familjarë, krushq, apo të tjerë. Për të drejtuar dhe jo për të sunduar, do bëjmë kapërcimin nga një shtet karagjoz në një shtet serioz.
Do të kapërcejmë vetveten, në cdo aspekt duke treguar cilësi vetëkritike për t’u vetëreformuar ne njëherë që jemi këtu, se na këtu buron problemi. Qeverisja në koalicion ishte me të gjitha kusuret që ne i dimë. Fitorja nuk është e deputetëve, ministrave apo kryeministrit, por e votuesve tanë. Të gjitha nivelet e partisë reflektim pa humbur kohë për të lexuar korrekt leximin në cdo qendër. Nuk kemi fituar në të gjitha qendrat. Pse?
Cila është ajo që meriton më shumë besim se ne? Nëse ka, pse? Objektiv për të fituar zgjedhjet e ardhshme vendore dhe pas katër viteve për një rezultat më të mirë se në 25 qershor, duhet të punojmë që sot.
Ora 11: 25 Asambleja e PS-së i çon Metës emrin e Ramës për kryeministër. Gramoz Ruçi: Institucionazliojmë propozimin për Presidentin për kryeministrin: Edi Rama
Ora 11: 20 Miratohet projekt-vendimi për zgjedhjet e reja në parti. Ruci: Janë përcaktuar piketat
Ora 11: 20 Blerina Gjylamenti: Morëm 3 mandate më shumë se objektivi, 9 më shumë se në 2013
Ora 11: 15 Ahmetaj prezanton raportin për lehtësimin e procedurave burokratike
Ish- ministri i Financave Arben Ahmetaj ka prezantuar raportin për lehtësimin e procedurave burokratike në institucionet e shtetit.
Ahmetaj është shprehur se do të jetë shteti ai që do të garantojë çdo dokument i cili i kërkohet qytetarit apo kompanive në një sportel, si dhe ka shtuar se kur ky dokument nuk është i nevojshëm do të shmanget.
Ahmetaj gjithashtu ka shtuar se ekonomia shqiptare është një ekonomi e cila është e mbirregulluar, ku shpesh herë disa institucione për shkak të mos koordinimit me njëra- tjetrën kërkojnë të njëjtin dokument disa herë.
Gjithashtu Ahmetaj ka shtuar se mund të digjet një shembull i reduktimit drastik të procedurave të panevojshme.
Ora 11:10 Struktura, Niko Peleshi: Shkrihen 37 agjenci, organizim në rajone
Niko Peleshi ka prezantuar në Asamble strukturën e re për qeverisjen duke shkrirë 37 agjenci, ndërsa organizimi do të bëhet në bazë rajonesh.
Ndërsa propozimet kryesore të Peleshit ishte shkrirja e drejtorisë së Bujqësisë, Prokurimeve Publike, bashkimi i doganave me tatimet, ngrihet agjencia e mbrojtjes civile.
Agjencia e cilësisë së arsimit para-universitar, nga 12 drejtori arsimore do të bëhen vetëm 4 në rajone.
Shkrihet enti i banesave duke i kaluar bashkive.