/ATSH/.- Komisioni parlamentar i Ligjeve diskutoi të martën rreth raportit të Komisionerit të Mbikëqyrjes së Shërbimit Civil për vitin 2014. Drejtuesja e këtij institucioni, komisionerja Pranvera Strakosha prezantoi raportin mbi veprimtarinë vjetore në fushën e mbikëqyrjes, zbatimin e ligjit, administrimin e shërbimit civil në të gjitha institucionet që punësojnë këtë kategori nëpunësish.
Komisionerja analizoi dhe problematikën e evidentuar në fushën e menaxhimit të burimeve njerëzore në sistemin e shërbimit civil. Pas dëgjesës së raportit deputetët vendosën kalimin e pr/rezolutës për punën në seancë plenare.
Në mbledhjen e sotme komisioni i Ligjeve miratoi nen për nen dhe pr/ligjin "Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-sigurimit të shtetit", ndërsa votimin në tërësi e shtyu për mbledhjen e radhës.
/Shqiptarja.com