Prezantohet Shehi: Te Kukësi normal që ka presion, i bindur se mund të dalim kampion (VIDEO)

Në praninë e administratorit të klubit dhe drejtorit Nderim Nexhipi është prezantuar sot trajneri i ri i Kukësit Orges Shehi. Në deklaratën e tij të parë si drejtues i klubit verilindor është shprehur se nuk i trembet faktit që klubi i shkarkon së shpeshti trajnerët, ndërsa ka evidentuar faktin se objektivi është vetëm titulli.

KUKËSI – “Suksesi është i rëndësishëm për një trajner. E zgjodha Kukësin sepse është një skuadër e madhe. Është arritje personale. Me shtyu cilësia e klubit dhe lojtarit. Është e rëndësishme të kesh grupin. Kam qenë pa skuadër këto kohë, isha si analist në një studio dhe e kam ndjekur Kukësin.”

PRESIONI – “Normal ku ka pritshmëri, ka presion. Duhet të jetë pozitiv presioni. Unë jam i bindur që mund të dalë kampion. Ka diference kur i shikon gjërat nga jashtë. Nuk ka probleme të mëdha, por vetëm një ngërç psikologjik prej mënyrës se si i kanë lënë pikët në ndeshjet e fundit. Pasnesër kemi ndeshje, nuk ndryshoj dot shumë gjëra. Do punoj në aspektin psikologjik. Duhet të kuptojnë lojtarët që janë më të mirët dhe këtë do ua them shpesh.”

TITULLI – “Titulli është i arritshëm, duke parë grupin e lojtarëve. Nuk do i shohim kundërshtarët. Nëse në i fitojmë krejt ndeshjet dhe ata nuk ndalen, u japim dorën. Duhet të shohim përpara, Tirana është në vend të parë. Gjithsesi ne do të shohim vetëm ndeshjen e radhës. Që sot kam në dorë listën dhe çfarë kam parë të gjithë kanë luajtur. I meshoj asaj që kemi ngërç psikologjik dhe të heqin mendimin se ndëshkohen në fund.”

Bisedë me Duron para se të merje drejtimin? Kam marrëdhënie të afërt dhe kemi pasur komunikim. Nuk kam folur me të, ishte një lëvizje rrufe. Do i marr opinione, i kam marrë edhe më parë.

PLANI DHE PAKTI – “Në një vend që kërkohet të fitohet, sigurisht nuk tolerohen humbjet. Të mendojnë pozitivisht, është dita ime e parë këtu. Plani im është të punoj me ata lojtarë dhe t’i quaj shokë e vëllezër. Vetëm bashkë i kalojmë këto situata dhe të kthehemi te fitorja. Kam bere një pakt me veten: do bëj maksimumin. Është për t’u përgëzuar që Gjici u beson te rinjve. Uroj të dal edhe unë i suksesshëm. Kam drejtuar lojtarë që kanë dalë shumë vite kampion”.

Risku? Është prezent kudo, edhe kur dalin jashtë na rrezikon ndonjë makinë. Nuk u trembem sfidave dhe shpresoj ta kaloj.”

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen