Prezantuesja e radio BBC, Paula White ka shkuar e dehur në emisionin e saj të fundit. Prezantuesja duhet të bënte një emision 3 orë në shfaqjen e saj të fundit pas një pune 6 vjeçare si prezantuese e emisonit të pasdites në radio BBC.

Kur një dëgjues i radios kuptoi se prezantuesja ishte e dehur, ai i dërgoi një sms producentëve për t’i vënë në dijeni për këtë fakt. Pas mesazhit të dërguar, prezantuesja Paula White i’u kundërpërgjigj dëgjuesit duke i thënë “unë nuk jam e dehur. Unë vetëm kam pirë disa gota”.

Prezantuesja e filloi emisionin në orën 13:00 duke ju drejtuar dëgjuesve “për herë të fundit le të themi që muzikën do ta zgjidhni ju”.

“Jemi në një parti sepse kështu them unë. Disa njerëz do të thonë lavdi zotit që më në fund do të largohem”, shprehej prezantuesja gjatë emisionit.

White doli jashtë skenarit të emisionit, pasi ajo nuk transmetoi këngët që ishin programuar.

“Mua më thonë se cilat këngë duhet të vendos. Por, nuk më thonë se cilat këngë të vendos ditën e fundit”, tha prezantuesja në përfundim të emisionit radiofonik.

Pas 30 minutash emision, Paula Ëhite u zëvendësua nga kolegu i saj.

(v.gj/shqiptarja.com)