Prezencë reshjesh në vend, policia në terren! Të dehur dhe pa leje drejtimi, arrestohet 24 shoferë dhe pezullohen 109 patenta në 72 orët e fundit

Në kuadër të parandalimit të aksidenteve, policia e shtetit ka intensifikuar kontrollet dhe monitorimin e automjeteve në të gjithë vendin, edhe për shkak të shirave dhe lagështisë në rrugë.

Në 72 orët e fundit janë evidentuar dhe ndëshkuar 3214 drejtues mjetesh, për shkelje të ndryshme që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.  

Në të gjithë vendin janë konstatuar dhe arrestuar 24 drejtues mjetesh, nga të cilët 14 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 10 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Ndërkohë janë pezulluar 109 leje drejtimi, nga të cilat 55 për shpejtësi mbi normat e lejuara, 35 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 19 për qarkullim në sens të kundërt.    

Nisur nga fakti se në fundjavë akset rrugore në drejtim të zonave turistike kanë fluks të shtuar dhe prezencë të lagështirës në rrugë për shkak të motit me shi, Policia e Shtetit ka marrë masa shtesë për të monitoruar qarkullimin e automjeteve.

Të gjitha rrugët nacionale dhe urbane në të gjithë vendin janë të monitoruara me patrulla të lëvizshme të Policisë Rrugore, duke përdorur radarë, dragera, dronë, makina të paloguara, kamera e aparate fotografike.

J.GJ./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë