Prill, rriten me 3% çmimet e
ushqimeve dhe pijeve alkoolike

Prill, rriten me 3% çmimet e<br />ushqimeve dhe pijeve alkoolike
Edhe në prill ka vijuar rritja e fortë e çmimeve të produkteve ushqimore, në një çast që inflacioni për këtë muaj ka qenë 1.9%. Instituti I statistikave ka publikuar indeksin e çmimeve të konsumit për muajin e shkuar, ku bie në sy se pikërisht grupi ushqime dhe pije jo-alkoolike është përgjegjësi kryesor për normën e inflacionit të prillit.
 
Brenda grupit të ushqimeve, çmimet e nëngrupit “zarzavate përfshirë patatet“ u rriten me 9,8 %, pasuar nga nëngrupet “fruta” me 6,8 %, “sheqer, reçelra e ëmbëlsira” me 4,6 %, “peshk” me 4,5 %, “qumësht, djathë e vezë” me 4,0 %, etj. Nga ana tjetër çmimet e nëngrupit “vajra dhe yndyra” u ulën me 2,4 % dhe “mish” me 0,7 %.
 
Ndërkaq, krahasuar me muajin Prill 2016, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Argëtim dhe kulturë” me 4,5 %, pasuar nga grupet “Transporti” me 4,3 %, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 3,1 %.

Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi