Një vit pas vendimit për të hequr dorë nga titulli, Duka i Sussex ka folur së fundmi për vendimin e largimit nga Familja Mbretërore. Në një intervistë për Oprah Winfrey Princ Harry është shprehur se në ato momente ishte i shqetësuar se historia po përsëritej, duke iu referuar asaj që kishte ndodhur vite më parë me nënën e tij.
Në një fragment, Princi Harry i tha Winfrey: “Shqetësimi im më i madh ishte që historia të përsëritej. Unë jam i lehtësuar dhe i lumtur që jam ulur këtu, duke biseduar me ty me gruan time në krah,” tha ai.
Gjatë intervistës Duka i referohet largimit të nënës së tij nga Familja Mbretërore tre dekada më parë dhe shprehet se është e vështirë për të të imangjinojë atë që ajo kaloi vetëm.
“Sepse nuk mund të imagjinoj se si duhet të ketë qenë që ajo të kalonte nëpër këtë proces vetëm, gjatë gjithë atyre viteve më parë sepse ka qenë tepër e vështirë për ne të dy por të paktën kemi pasur njëri-tjetrin “.
Diana hoqi dorë nga titulli i Lartësisë së saj Mbretërore në kohën e divorcit me Princin e Uellsit në gusht 1996 dhe humbi jetën vetëm një vit më pas në një aksidenti me makinë në Paris.
Sipas CBS, çifti do të përdorë intervistën për të folur në lidhje me lëvizjen e tyre në Shtetet e Bashkuara vitin e kaluar dhe planet e tyre të ardhshme.
Princi Harry ka thënë më parë se ai u tërhoq nga detyrat mbretërore për të mbrojtur veten dhe familjen e tij nga atmosfera e krijuar në Mbretërinë e Bashkuar nga shtypi.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A ka politika frikë nga SPAK-u?
-
Po
68.8%
-
Jo
26.5%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 3081
Lajme të tjera
-
Anglia drejt ndalimit të duhanit: Kush ka lindur pas 1 janarit të vitit 2009 nuk mund të blejë cigare
17 Prill, 22:38
-
EMRA+FOTO/ Dënohen me nga 14 muaj burg 2 shqiptarët në Britani! Policia i gjeti teksa kujdeseshin për kanabis me vlerë 350 mijë paund
25 Mars, 21:11
-
Britani, sapo kishte mbërritur ilegalisht, shqiptari kapet me 15 mijë paund me vete, burgoset për 6 muaj
23 Mars, 14:40
-
Tre në katër vende të botës do të kenë tkurrje popullsie deri në 2050-n, thotë një hulumtim
21 Mars, 11:43
-
Mbretëria e Bashkuar ofron 4 miliardë paund për projekte në Shqipëri
18 Mars, 09:59
-
Dënohet me burg 21-vjeçari shqiptar në Britani, u kap me drogë me vlerë 200 mijë £
16 Mars, 16:27
-
Të dënuar për rrëmbim, dhunë dhe shkatërrim prone, ekstradohen dy shqiptarë nga Britania dhe Gjermania
10 Mars, 11:30
-
Britani/ 33-vjeçari dënohet me 15 muaj burg, u kap brenda shtëpisë së barit me vlerë 70 mijë paund
9 Mars, 18:20
-
Çifti martohet në trenin me shpejtësi 125 milje në orë, aty ku u takuan për herë të parë
9 Mars, 15:51
-
U kapen brenda fabrikës që prodhonte kanabis me vlerë 2.8 mln paund, 3 shqiptarët dënohen në Britani (EMRAT)
5 Mars, 19:53
-
Studim/ Zgjatja e Covid mund të ulë IQ-tuaj deri në gjashtë pikë
5 Mars, 15:24
-
Shoferi shqiptar i “Amazon” dënohet me 28 muaj burg, u kap teksa transportonte 16 kilogramë kanabis
4 Mars, 21:44