Princ Harry arrin marrëveshje marramendëse prej 29 milion paund për katër libra ! Libri i dytë do të botohet pas vdekjes së Mbretëreshës

Prestigjiozja britanike Dali Mail ka bërë të ditur se Princ Harry ka arritur një marrëveshje fitimprurëse për të botuar katër libra,me të dytin që do të botohet vetëm pasi Mbretëresha të ndahet nga jeta.

Një lajm i tillë me siguri do të alarmojë Pallatin Buckingham,pasi deklaratat e Harryt në fillim të kësaj jave duket të jenë vetëm 'maja e ajsbergut'.

Duka i Sussex , do të shkruajë katër librat biografikë për vlerën e 29 milion £. Në bazë të marrëveshjes parashikohet që libri i parë të botohet pas festimit të Jubileut platin të Mbretëreshës, e vetmja monarkë me 70 vite në shërbim dhe me librin e dytë që do të botohet deri pas vdekjes së saj.

Edhe bashkëshortja e Harry-t, Meghan do të shkruajë një udhëzues 'Wellness' si pjesë e kontratës me Penguin Random House. Subjekti dhe autori i librit të katërt është i panjohur.

Familja Mbretërore është thellësisht e shqetësuar nga vendimi i Harrit për të botuar eksperiencat e tij si pjesë e familjes mbretërore, aventurat, humbjet dhe mësimet që kanë ndikuar në formësimin e tij.  Pasi sipas tyre çdo gjë është shumë subjektive, një rrëfim jashtëzakonisht i njëanshëm i përvojave të princit dhe i ringjalljes së tensioneve familjen mbretërore.

Mbretëresha dhe familja mbretërore po merren ende me pasojat e rrëfimeve të tij veçanërisht me Oprah Winfrey. Princi ka bërë një varg akuzash për të afërmit e tij më të ngushtë, duke përfshirë pretendime për racizëm institucional.

S.M./LR/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Nisja e vitit të ri shkollor të hënën, a jeni dakord me mësimin me turne dhe orët e shkurtuara për nxënësit?

Komento

Komente

  • Ranki: 25/07/2021 13:39

    Ja qe sqenka gje dhe mbreteria, shit familjen per leke kur ne kohe te komunizmit se shisnin as per koken.

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Serbët të mos na provokojnë se këtë herë nuk e kanë historinë në anën e tyre!