Princesha ka postuar një fotografi nga vizita në BunkArt2 ku ka cituar një shprehje të Nënë Terezës në të cilën thuhet: E liga ngjizet aty ku fillon të mendosh se je më i mirë se të tjerët.
Princeshë Elia ka shprehur mbresat që i ka lënë muzeu, ndërsa i bën ftesë njerëzve të vizitojnë muzeun dhe të luten për shpirtrat e viktimave me tepër për të persekutorëve sepse sipas saj ata mbeten përjetësisht të pashpëtuar.
"E liga ngjizet aty ku fillon të mendosh se je më i mirë se të tjerët "Nene Tereza. Bunkart na pret i hidhur helm, për tu ballafaquar me dhunën dhe terrorin që është ushtruar nga "shqiptarët" kundër shqiptarëve, nga një tufë sadistësh psikopate...Shkoni dhe dëgjoni rrëfimin e Klara Merlikes, pastaj lutuni për shpirtrat e viktimave, se sa për shpirtrat e persekutorëve, ata mbeten përjetësisht të pashpëtuar...”, shkruan Elia Zaharia në profilin e saj në facebook.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com