Princi Leka dhe Elia bëhen prindër për herë të parë, emri kuptimplotë që kanë zgjedhur për vajzën

Princ Leka dhe bashkëshortja e tij Elia Zaharia

TIRANË- Princ Leka dhe bashkëshortja e tij Elia Zaharia janë bërë për herë të parë prindër të një vajze. 

Mësohet se çifti ka zgjedhur një emër shumë të veçantë dhe kuptimplotë për emrin e vogëlushes. Ato kanë vendosur ta quajnë Geraldina, si mbretëresha, gjyshja e Lekës.

Elia e ka sjellë në jetë vajzën ditën e sotme në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, dhe gëzojnë shëndet të plotë. 

"Familja Mbretërore Shqiptare është e lumtur të bashkëndajë lajmin e lindjes së Lartësisë së Saj Mbretërore Princeshës Geraldinë që u erdhi në jetë Lartësive të Tyre Mbretërore Princit Leka të Shqiptarëve dhe Princeshës Elia, ditën e enjte, 22 tetor 2020, ora 09:30", shkruan princ Leka. 

Geraldina Junior ka lindur në ditën kur mbretëresha Geraldinë u nda nga jeta, 22 tetor.

B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se kolaudimi i automjeteve në shtet do të sjellë përmirësim të shërbimit dhe sigurisë?

Komento

Komente

  • Raqi Taqi: 01/12/2020 19:17

    Ore po çna plasi llulla për ktë pallaveshin nipin e plehut injorant që u vet shpall mbret. Analfabeti malok mbreti zog zog ishte dhe nga trut. E ju na nxirni nipin e hajdutit injorant o çfar tmerri.

    Përgjigju
  • Fatis: 25/10/2020 13:44

    ato ndyresira as nuk meritojn urimet dhe vleresimet e njerezve se kur mbreti injorat largohej nga shqiperia me gjithe pasurine dhe bente qef ne vende te huja ,populli shqiptar vunte si qen nen kembet e italianit.

    Përgjigju
    • jhf: 25/10/2020 15:41

      populli shqiptar ka vujt gjithmone nen kambe te shqiptarit, fute mire ne kaptine njehere e pergjithmone

  • Ajo: 24/10/2020 23:11

    Vajzen ta kene me jete, po keto perrallat me mbret te na i kursejne. U vetshpall ai tjetri, ndenji ne pushtet aq pak e iku me aq turp, kurse keta bejne si gjak blu. Shqiperi e mjere.

    Përgjigju
  • LORA: 24/10/2020 10:08

    Vajza qofte me shendet e jete dhe cifti i gezuar. Uroj te trashegoje vullnetin dhe talentin e gjyshe Yllka Mujos.

    Përgjigju
  • Akrepi: 23/10/2020 09:22

    Nje femije i ardhe ne jete , eshte nje engjell i vertet . te gezoje jeten e saj , te falur nga Zoti dhe prinderit e saj . Me kete rast , por edhe c'do here qe vjen ne jete nje femije , te gezohemi dhe ta urojme , se bashku me prinderit qe e slellin ne jete .Keto jane caste gezimi , te shprehim kenaqesi , dashuri dhe respekt ; Si eshte e mundur te derdhet nje lume me vrer , ne caste gezimi . Zoti na ndihmofte e na dhente urtesi ./!.

    Përgjigju
  • Bxl: 23/10/2020 07:54

    Urime e 100 vjeçe vajza ta gezoj emrin. E juve qe komentoni ju q... m.... qe gjithmon duke gjykuar, sharë e duke ber si te ditur . Uroni lindjen e vajzes se pari e pastaj nxirrni vrerin qe keni brenda !!

    Përgjigju
  • Iris: 23/10/2020 00:43

    Ju bejme urimet e rastit lartesive te tyre ,princit Leka e princeshe Elias per sjelljen ne jete te vogelushes!I urojme shendet e jete te gjate,dhe familjes lumturi e plot gezime te tjera ne jete!

    Përgjigju
  • Gazmend: 22/10/2020 15:16

    Edhe Italia eshte republik parlamentare por i respekton Kontet,Dukat, Markezat ,Princat si te gjith vendet europiane ,kete titull ja njeh gjith evropa nuk e ka vene vet por eshte e trasheguar prandaj para se te kometosh informohu

    Përgjigju
    • Njoni: 22/10/2020 17:45

      Po Gazo, ashtu është, Italia i respekton titujt e fisnikërisë por ajo që kontestohet është vlera e një titulli të vetëmarrë dhe jo të trashëguar. Se flitet që gjyshi këtij u vetquajt mbret ndërkohë që stërgjyshi dmth i ati i Ahmet Zogut ishte thjeshtë një banor i Matit. Kshu thonë gojët e këqia, jo unë.

  • Luli: 22/10/2020 15:02

    Mbret. Eshte leshlikia

    Përgjigju
  • Leli: 22/10/2020 14:40

    Ky gallacua nuk eshte princ. Nuk jemi mbreteri

    Përgjigju
  • Laert: 22/10/2020 13:39

    Ky nuk eshte Princ. Shqiperia ne 1946 e ka shfuqizuar monarkine. Nuk ka kuptim fare t'i thuash Princ dikujt qe ligjerisht nuk eshte i tille.

    Përgjigju
    • Patrioti: 22/10/2020 15:50

      Nuk ka rendesi arsyetimi nese ky eshte princ "de jure". Gezojuni faktit qe nje shqiptare e vogel erdhi ne jete. Te kete jete e shendet per prinderit dhe veten. Ta gezoje emrin, pasi zonja Geraldine si pak kush ne kete vend vetem mire foli per Shqiperine dhe ne nje vend ku per te tere kane thashetheme, per te te gjithe folen vetem mire.

    • Arbëri: 22/10/2020 15:34

      Lereni



×

Lajmi i fundit

John

Gjermania falënderon Shqipërinë për kryesimin e OSBE/ Ministri i Jashtëm, Heiko Maas: Punë shumë të mirë në kohë të vështira