Prindërit e Bledi Strakoshës 'rrëfehen' për të birin: Pengu i vetëm që kemi...

Rrallë herë mund ta shihni Bledi Strakoshën të përlotet. Mirëpo mesazhi suprizë nga prindërit e tij bëri që moderatori të mos i mbante lotët.  Babai i tij z.Edi Strakosha i dha këtë mesazh Bledit nëpërmjet kamerës së Report Tv:

Një pishman ia kemi sepse si prindër që jemi ne do të donim që të kishte edhe ai një grua të mirë, të na bëntë një fëmijë të mirë se ne jemi akoma në gjendje, jemi cik të mëdhenj në moshë, pot ë kishte një fëmijë tja rrisnim sic ja kemi rritur vajzës.

Ndërsa znj. Diana Strakosha u shpreh :

’ Vetëm një merak e kam që vetëm para ca ditësh i kam thënë  Bledi të lutem kaloj koha e rinisë vendosi vetes një dëshirë dhe marsh një nuse të mirë.

Së fundmi ai ka qenë në qendër të vëmendjes mediatike për shkak të deklaratave të tij në lidhje me tradhëtinë por edhe për shkak të infektimit nga Covid-19. Në një intervistë në ‘’ Rreze Dielli’’ Bledi u shpreh se tashmë është shumë mirë nga ana shëndetësore, ndërsa tregoi më tepër rreth eksperincës së tij me Covid-19:

‘’ Gjendja ime është e mirë, ka qenë përgjthësisht e mirë, unë Covidin e kalova e në fund të korrikut, pra më filluan simptomat e para nga data 25-26 korrik, më zgjati po themi një javë,  pak a shumë me ato simptomat e forta të miksuara mes gripit dhe të ftohurit, simptoma që herë të linin të qetë e herë të riktheheshin sic ishin më përpara. Ishte një periudhë e vështirë, duke qenë se Covidi është një virus me shumë të panjohura që gjithmonë të krijonë një gjendje ankthi se si do të jetë turpi yt një orë më vonë apo një orë më pak’’ u shpreh ai, ndërsa tha që tashmë është i shëruar.

Moderatatori ka qenë shpesh herë në qendër të vëmendjes së medias edhe për shkak të deklaratave të tij, pro tradhëtisë, I pyetur nga prezantuesja Katerina Trungu se si mund të jesh edhe romantikë edhe tradhëtar ai u shpreh:

‘’ Unë jam natyrë shumë romantike absolutisht, megjithatë jam një njeri që dua ta shijoj jetën në të gjithë dimensionin e vet dhe jam natyrë shumë e qëndrueshme përsa I përket marrdhënieve si profesionale, si miqësore edhe dashurore por në kuptimin fizikë unë tradhëtoj. Nevojat fizike të njeriut janë nga më të ndryshmet, janë edhe të nxitura edhe nga faktorë të ndryshëm sic mund të jenë stimuluesit alkoolik po themi, në momentin që jemi në një Club nate mungesa fizike e personave që do kështu që në kuptimin fizik unë tradhetoj por në kuptimin shpirtëror nuk tradhëtoj dhe kjo mendoj që më bën romantikë’’ është shprehur ai.

Përsa i përket sërish kësaj teme, i pyetur se cfarë mendojnë prindërit e tij për këtë çështje ai tha:

‘’  Familja ime gjithmonë ka respektuar hapsirat e mija dhe zgjedhjet e mija, të thëna ose të pathëna, Kjo pjesa e faktit që unë e theksoj tradhëtinë, në hapsira televizive nuk është dhe kaq naïve , është edhe pak e qëllimshme, për të ironizuar këtë realitetin në të cilin jetojmë, ku shumë njerëz hiqen si ciftet ideale ndërkohë që ne nuk dim asgjë se cfarë ndodh pas dyerve të mbyllura, të gjithë tradhëtojnë dhe hiqen pastaj si shenjtor. Unë nuk jam shenjtor, jam njeri, jam mëkatar .

 

D.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Beni: 04/09/2020 12:00

    Big problem paskeni me Bledaren.Ishalla ju realizohet,por eshte pothuajse e pamundur.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja