TIRANE - Prindërit e Denis Almadhit, 11-vjeçarit i cili gjeti vdekjen gjatë një ndërhyrjeje estetike në sy më 7 nëntor 2012, i janë drejtuar shefit të komisariatit numër 4 në kryeqytet, Gazmed Hamitaj me një letër përmes së cilës shprehin shqetësim mbi faktin që sipas tyre po tentohet të zhduken dhe të manipulohen prova të cilat fajësojnë personelin mjekësor.
Letra e cila shkon për dijeni edhe të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, ministrit të Brendshëm Flamur Noka, atij të Drejtësisë Eduard halimi, Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llala, Avokatit të Popullit Igli Totozani, Komitetit Shqiptar të Helsinkit dhe përfaqësueses së Grupit Shqiptar për të Drejtat e Njeriut Elsa Ballauri dhe mediave merr nismë nga fakti që çështja e Denisit është rikthyer përsëri për rihetim në Komisariatin e policisë, Rajoni numër 4 në Tiranë.
Fatmir dhe Sheje Alimadhi, prindërit e vogëlushit të ndarë nga jeta shprehen se kanë konstatuar se po bëhet përpjekje për zhdukjn e provave si dhe manipulimin e tyre, veprime të cilat sipas tyre duan të dokumentojnë pafajësinë e personelit mjekësor, sit ë atyre që e kanë operuar ashtu dhe me ekspertizat e ndryshme mjeko ligjore që janë bërë dhe po bëhen, siç theksojnë ata duke abuzuar me detyrën,
Duke pritur një përgjigje nga personat të cilëve u drejtohet letra, prindërit e 11-vjeçarit deklarojnë se janë të gatshëm edhe të zhvarrosin kufomën për të marrë kampionë dhe analizat e duhura të cilat mund të nxjerrin shkaqet që çuan në humbjen e jetës së fëmijës së tyre.
“Nëqoftëse Laboratori i Mjekësisë Ligjore nuk disponon mjetet e duhura për të përcaktuar diagnozën e plotë Anatomo-Patologjike të shkaqeve që çuan në humbjen e jetës të fëmijës sonë, ne kërkojmë të merren kampione të reja për analiza duke zhvarrosur kufomën dhe këto të dërgohen në laborator të specializuar jashtë shtetit. Nëqoftëse këtë fakt nuk do ta bëjë shteti shqiptar, këtë do ta bëjmë ne familjarët. Ne kërkojmë të dalë e vërteta se cilat ishin arsyet dhe shkaqet që çuan në vdekjen e djalit tonë 11-vjeçar, i cili nuk ka qenë asnjëherë i sëmurë, të cilin e çuam me duart tona në spital për të kryer një operacion estetik në sy që mund të zgjaste15-20 minuta,dhe jo 5 orë e 30 minuta që e mbajtën dhe në përfundim na njoftuan vdekjen e tij” përfundon letra e prindërve të vogëlushit të ndarë nga jeta.
Reagimi i familjarëve të Denisit, vjen pas takimit që babai i tij, Fatmir Almadhi pati me Prokurorin e Përgjithshëm. Adriatik Llalla në zyrën e tij, ku i kërkoi ndihmë që ekzaminimi mjeko ligjor i cili do të zbardhë të vërtetën e vdekjes së djalit të tij të bëhet në laboratorët evropiane.
DENISI NDERROI JETE ME 7 NENTOR
11-vjeçari Denis Almadhi, i ishte nënshtruar një ndërhyrjeje estetike, pasi nuk i hapeshin kapakët e syrit. Por, gjatë operacionit diçka nuk ka shkuar mirë dhe fëmija ndërroi jetë.
Prindërit e Denisit denoncuan ngjarjen në komisariatin numër 4 në kryeqytet duke bërë me faj për vdekjen e fëmijës së tyre, mjekimin e pakujdesshëm dhe komplikacionet gjatë operacionit por sipas mjekëve vdekja e Denisit ka qenë një aksidenti, pasi medikamentet alternative nuk rezultuan të suksesshme dhe për pasojë fëmija ka pasur katër herë atak kardiak gjatë operacionit.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com