Prishjet në Velipojë, Voltana Ademi shkresë 6 institucioneve dhe Prokurorisë Shkodër: Të zbatohen masat administrative dhe penalitetet zhdëmtuese

Prishjet në Velipojë, Voltana Ademi shkresë 6 institucioneve dhe Prokurorisë Shkodër: Të zbatohen masat administrative dhe penalitetet zhdëmtuese

Kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi i ka dërguar një shkresë institucioneve vendore në lidhje me dëmet e shkaktuara në Velipojë gjatë aksionit të IKMT-së disa ditë më parë.

Në shkresën që për dijeni i është vënë edhe Prokuroria pranë Gjykatës të Shkallës të parë Shkodër Ademi ka evidentuar shkeljet e bëra, ndërsa kërkon zbatimin korrekt të masave administrative dhe penaliteteve zhdëmtuese, në bazë të ligjit dhe akteve nënligjore në fuqi.

Sipas Ademit gjatë veprimeve të kundraligjshme janë shkelur një sërë detyrimesh ligjore, duke përbërë kundravajtje administrative dhe dëmtime të mjedisit urban, hapësirës publike, territorit të Bashkisë Shkodër dhe të ekonomisë lokale.

Kujtojmë se në plazhin e Velipojës u shembën 24 biznese pa leje dhe pati përplasje mes pronarëve dhe policisë, ku u vunë nën hetim 6 prej tyre.

Shkresa që Voltana Ademi i ka dërguar institucioneve vendore dhe prokurorisë Shkodër

Lënda: Për kundravajtjet në Velipojë nga ana e Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit dhe Policisë së Shtetit: mbi prodhimin dhe hedhjen e inerteve në vende të pamiratuara dhe ndotje akustike, shkaktuar nga ana e tyre përmes shembjes së strukturave në brezin ranor në njësinë administrative Velipojë, Bashkia Shkodër

PREFEKTIT TË QARKUT SHKODËR

KËSHILLIT TË QARKUT SHKODËR

DREJTORISË RAJONALE TË MJEDISIT SHKODËR

DREJTORISË VENDORE TË POLICISË SHKODËR

ADMINISTRATËS TË ZONAVE TË MBROJTURA, SHKODËR 

DREJTORISË RAJONALE TE SHËNDETIT PUBLIK SHKODËR

Për dijeni:

PROKURORISË  PRANË GJYKATËS TË SHKALLËS TË PARË SHKODËR

Në vijim të situatës aktuale në Velipojë, pas veprimeve në kundërshtim me procedurën administrative ligjore, të pasuar nga dëmtime, të shkaktuara nga IKMT, e mbëshetur nga  Drejtoria Vendore e Policisë , vërej që:

Inspektoriati Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë, me veprime të pa bëra me dije në formë zyrtare, apo tjetër, në mungësë të plotë transparence, komunikimi dhe bashkërendimi me Bashkinë Shkodër, ka shembur struktura në plazhin e Velipojës, duke pasuar me një gjendje të jashtëzakonshme të dëmtimit të hapësirës publike dhe bregut të plazhit në këtë periudhë të fillim sezonit turistik. Ekzistojnë grumbuj të mëdhenj të interteve e materialeve përgjatë të gjithë vijës bregdetare, për pasojë kanë shkaktuar një dëm të konsideruaeshëm në infrastrukturën publike në plazh, në imazhin e qytetit dhe të sektorit të turizmit të Shkodrës.

Gjatë veprimeve të kundraligjshme janë shkelur një sërë detyrimesh ligjore, duke përbërë kësisoj kundravajtje administrative dhe dëmtime të mjedisit urban, hapësirës publike, territorit të Bashkisë Shkodër dhe të ekonomisë lokale:

Janë shkelur ligjet dhe aktet normative si më poshtë:

-        Ligji nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore“ i ndryshuar,

-        Ligji nr.44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar,

-        Ligji nr. 10296,  datë 08.07.2010 “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin” të ndryshuar, 

-        Ligji nr .10 279, datë 20.5.2010 ‘Për kundërvajtjet administrative’,

-        Ligji nr.9780, datë 16.7.2007 ‘Për inspektimin e ndërtimit’ të ndryshuar,

-        Ligji nr.10 463, datë 22.9. 2011 “Për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve” i ndryshuar, Ligji nr. 10 431, datë 9.6.2011 “Për mbrojtjen e mjedisit”,

-        Ligji nr.9010, datë 13.02.2003 “Për Administrimin Mjedisor të Mbetjeve të Ngurta”,

-        Ligji nr.8094, datë 23.03.1996 "Për largimin publik të mbeturinave",

-        Ligji nr.9774, datë 12.07.2007 “Për vlerësimin dhe administrimin e zhurmës në mjedis” të ndryshuar;

-        VKM nr. 123, datë 12.02.2011 “Për miratimin e planit kombëtar për menaxhimin e zhurmave në mjedis”;

-        VKB nr.1, dt 22.01.2016 “Për miratimin e taksave dhe tarifave vendore në Bashkinë Shkodër” të ndryshuar;

-        VKB Nr.83, date 26.12.2017 “Për miratimin e Planit Lokal të menaxhimit të mbetjeve të ngurta urbane 2017-2020”;

-        VKB nr.22,datë 18.04.2019 “Për miratimin e planit lokal të veprimit për zhurmat në mjedis”,

Për sa më sipër kërkoj zbatimin korrekt të masave administrative dhe penaliteteve zhdëmtuese, në bazë të ligjit dhe akteve nëligjore në fuqi.

Njëkohësisht, në çdo rast dëmtimi të aseteve dhe hapësirës publike, krahas masës administrative, subjektet kundravajtëse janë të detyruara të kthejnë ambientin në gjendjen e mëparshme, ose të zhdëmtojnë vlerën e dëmit të shkaktuar sipas vlerësimit nga Bashkia e Shkodrës.

Shkresa e Voltana Ademi

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Nje nga Shkodra: 16/06/2020 17:34

    Kjo kryetare Bashkie, jo vetem qe nuk kupton ceshtjen nga ana ligjore, por ben edhe sikur po lufton per ti mbrojtur ato bisnesmene qe u eshte prishur ndertimi qe kishin pa leje (sic shkruhet ne artikull). Po mire moj zonja kryetare, meqe e paske pike te dobet turizmin, pse nuk ke pyetur a kane leje keto ndertime dhe ti kishe marre masat keto 4 vite qe te beheshin ndertime me leje? Pse ben shkresa koti, institucioneve qe nuk mund te bejne demshperblime? Pse nuk i con shkelesit ne prokurori dhe mbyllet kjo ceshtje? Mos bej zhurme kot o Voltana se jane mesuar te gjithe me ty dhe nuk ta vene veshin cfaredo qe te thuash. Te ka rene shume vlera si njeri....

    Përgjigju
  • Ilo: 16/06/2020 17:25

    Nese Jane bere prishje pa vendime keto Jane te bsrabarta me Ata qe ndertuar pa leje, I vetmi we u demtuar Voltana Jane taksapaguesit we furnizuan me karburanti dhe shpenzkmet e IKMT.

    Përgjigju
  • Taraboshi: 16/06/2020 16:42

    e ke ba Shkodren Kandahar ne mbeshtetese e paligjshnerise.Te shitofte i madhi Zot

    Përgjigju
    • ....,,,Vijon Taraboshi: 16/06/2020 17:14

      ...O shkine ....

  • Piku: 16/06/2020 16:40

    Po ti te rrine aty qe te mos prisheshin, tani kerkon demshperblim per to sa per te la gojen. Sdihet ca perfawesoni ju zonje e nderuar. Shkodranet sju duan, PD sju do, PD sju degjon, ec e merre vesh

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj