Prishtinë, i arrestuar rreh
shefin e komisariatit

Prishtinë, i arrestuar rreh<br /> shefin e komisariatit
PRISHTINË - Isak Ejupi komandant i stacionit policor numër 4 në lagjen Lakrishte në Prishtinë është përballur sot me një situatë të pakëndshme. Ai është goditur me shuplakë në fytyrë nga një person. Sipas burimeve në policinë e Kosovës, ngjarja e pazakontë ka ndodhur brenda stacionit policor.
Sot në mesditë, kur një person ishte ndaluar nga patrulla e policisë për kundërvajtje në trafik. Ai ishte dërguar i lidhur në pranga në stacionin policor në Lakrishte dhe aty prangat i janë hequr.

Në momenti kur shefi i komisariatit numër 4 ka dalë nga zyra, personi, identiteti I të cilit nuk bëhet i ditur, është ngritur dhe e ka goditur atë me shuplaka në fytyrë. Shtetasi është duke u mbajtur në paraburgim, ndërsa rasti po vazhdon të hetohet më tej.

(rg/aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Spanja kundër surprizës Gjeorgji, formacionet e sfidës së Këlnit

Euro 2024/ Spanja kundër surprizës Gjeorgji, formacionet e sfidës së Këlnit