Prishtinë, makina i përplas te
stacioni i autobusit,11 të plagosur 

Prishtinë, makina i përplas te<br />stacioni i autobusit,11 të plagosur 
PRISHTINË – Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e të dielës në Prishtinë. Një person ka mbetur i vdekur ndërsa 10 të tjerë janë plagosur.

Në aksident janë përfshirë dy automjete. Përplasja mes një Audi A3 dhe një Volkswagen Golf2 ka ndodhur pranë stacionit të autobusit.

Fillimisht Audi A3 është përplasur me makinën Volkswagen dhe më pas ka humbur kontrollin duke marrë përpara njerëzit që po prisnin në stacionin e autobuzave.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka konfirmuar se në aksidentin mes dy veturave “Te Rrethi” në Prishtinë, kanë mbetur të lënduar 11 persona.
 
Ndërkohë gazeta “Express” raporton se një femër ka mbetur e vdekur.

prishtine
prishtine
prishtine
 
 

Aksident i rënd "Te Rrethi" në Prishtinë: Vetura godet qytetarët duke pritur autobusin!DETAJET: http://telegra.fi/1NFlhbu

Posted by Telegrafi.com on Sunday, September 20, 2015


Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Rezultati u vendos me fotofinish, Noah Lyles njeriu më i shpejtë në botë

Paris 2024/ Rezultati u vendos me fotofinish, Noah Lyles njeriu më i shpejtë në botë