PRISHTINË -Rreth 100 personalitete të kulturës nga Evropa do të vijnë në Prishtinë, nga data 3 deri në 5 tetor, për të marrë pjesë në sesionin e 13-të të Parlamentit Kulturor Evropian (ECP).
Mbajtja e sesionit të 13-të të ECP-së në Prishtinë realizohet me iniciativën e Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi, si dhe në bazë të memorandumit të nënshkruar për organizimin e kësaj ngjarje të rëndësishme kulturore ndërmjet MKRS-së dhe ECP-së. MKRS këtë aktivitet e organizon në bashkëpunim me Këshillin Britanik në Kosovë.
Përveç artistëve dhe aktivistëve kulturorë nga Evropa, në panelet dhe aktivitetet që do të mbahen në këtë sesion, me ftesë të MKRS-së do të marrin pjesë edhe rreth 30 artistë të ndryshëm nga Kosova.
Këshilli Britanik dhe MKRS kanë bërë të gjitha përgatitjet për këtë ngjarje, duke përfshirë edhe axhendën e plotë të sesionit.
Ministri Krasniqi vlerësoi se, mbajtja e sesionit të 13-të të ECP-së në Prishtinë është një hap tejet i rëndësishëm në promovimin e skenës sonë kulturore dhe mundësi që artistët tanë të shkëmbejnë përvojat dhe të lidhin bashkëpunim me personalitete e organizata kulturore nga Evropa.
"Me këtë ngjarje Prishtina po merre epitetin e një prej qendrave kryesore të kulturës në Ballkanin Perëndimor. Me këtë ne tregojmë imazhin e vërtetë të vendit tonë", u shpreh ministri Krasniqi.
Ndërsa, Arjeta Emra, drejtoreshë e Këshillit Britanik për Kosovë thotë se mbajtja e sesionit të 13-të ECP-së në Prishtinë është në vazhdën e shumë nismave për përfaqësim sa më të mirë të Kosovës.
"Për Këshillin Britanik, si organizata me e madhe e marrëdhënieve kulturore në botë, mbajtja e një forumi të tillë është e një rëndësie të veçantë sidomos për Kosovën duke e marrë parasysh integrimin tonë kulturor në familjen evropiane. Ky forum, e posaçërisht temat të cilat do të shtjellohen në sesionin e Prishtinës, si roli i diplomacisë kulturore në përfaqësimin e një shteti, janë në vazhdën e bashkëpunimit tonë me Qeverinë e Kosovës në drejtim të promovimit dhe përfaqësimit sa më të mirë të imazhit të Kosovës jashtë vendit", tha ajo.
Anëtarë të ECP-së nga Kosova, të emëruar nga ministri Krasniqi janë Eliza Hoxha dhe Veton Nurkollari. Më herët anëtar i kësaj organizate ka qenë Erzen Shkololli, drejtor i Galerisë Kombëtare të Kosovës. Në ditët në vazhdim, ministri Krasniqi pritet të propozoj emërimin edhe të dy anëtarë të tjerë nga Kosova në ECP./ATSH/
/Shqiptarja.com