/ATSH/- Në Prishtinë, në lagjen Kodra e Trimave, gjatë natës së kaluar janë thyer disa xhama të zyrave të degës së LDK-se.

"Rasti është raportuar sot në mëngjes dhe të gjitha njësitet përgjegjëse policore menjëherë i janë përgjigjur vendit të ngjarjes për të kryer vend shikimin e vendit të ngjarjes", deklaron Policia e Kosovës.

Bëhet e ditur se, njësitet policore janë duke kryer hetime intensive lidhur me zbardhjen e rastit, ku përveç dëmeve materiale nuk raportohet për ndonjë të lënduar.