TIRANË - Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike denoncoi nga selia blu se militantë të LSI-së kanë bllokuar kutitë e votimit që transportoheshin drejt Bulqizës me një furgon. Menjëherë erdhi reagimi i LSI-së, përmes Ylli Manjanit i cili tha se kanë qenë militantët e djathtë të cilët së bashku me deputetin Roland Keta dhe kandidatin e PD-së për këtë bashki i kanë bërë pritë furgonit për të bllokuar procesin e numërimit. Madje sipas tij, ata kanë qenë të armatosur dhe kanë qëlluar ndaj shoferit të makinës që transportonte kutitë e votimit drejt qendrës së numërimit në Bulqizë.

Ora 00:50 Roland Keta: Militantët e PD-së ndaluan “rrëmbimin” e materialeve zgjedhore
Deputeti i Partisë Demokratike Roland Keta në një lidhje telefonike për A1 Report dha versionin e tij për ngjarjen e Bulqizës. Ai tha se një makinë private i ka bërë pritë furgonit që transporte kutitë e votimit të fshatit Gjuras. Për të shmangur këtë incident tha Keta, kanë qenë militantët e djathtë që e kanë bllokuar makinën private të largohet me materialet zgjedhore, e tashmë situata sipas tij është në duart e Policisë.
“Kutia e votimit të fshatit Gjuras është nisur me automjetin e autorizuar nga ZAZ Bulqizë, një makinë private e ka ndaluar makinën dhe janë transferuar materialet bashkë me komisionerët me një automjet të paautorizuar. Nuk është e vërtetë që ne kemi ndaluar makinën dhe kemi bllokuar. Nuk është e vërtetë që të jetë qëlluar shoferi i makinës. As unë nuk kam qenë i pranishëm as kandidati. Pas njoftimit nga zyra e Shupenzës ai është gjendur pranë qytetarëve të Bulqizës të cilët nuk kanë lejuar transportimin e materialeve zgjedhore me makinë të paautorizuara. Policia është në vendngjarje, i takon asaj ta zbardhë”, u shpreh në një lidhje telefonike për A1 Report deputeti Keta.
Ora 22:30 Paloka: Militantët e LSI-së morën kutitë e votimit në makinën e tyre
Edi Paloka thotë se militantët e LSI-së kanë rrëmbyer një kuti në Gjuras, dhe se kanë qenë militantët e PD-së ata që kanë shmangur këtë situatë.
“Kutia e votimit po transportohej me furgon, por militantët e LSI i kanë dalë para furgonit, kanë marrë kutinë dhe e kanë futur në një fuoristradë të tyre.
Por, militantët e PD e kanë ndaluar fuoristradën, por policia nuk vepron. Presim që autoritetet zgjedhore të ndërhyjnë dhe ta çojnë kutinë në vendin e duhur. Militantët e PD nuk do lejojnë asnjë cënim të vetëm të votës së shqiptarëve”, tha Paloka.
Ora 11:00 Spahiu: Kandidati i PD i armatosur, qëlluan shoferin e furgonit
“Deputeti i PD-së bashkë me kandidatin për kryetar bashkie dhe simpatizantë kanë penguar pranë Bulqizës furgonin e komisionerëve. Kandidati i PD ka goditur shoferin e makinës, janë thyer xhamat. 180 vota që janë në kutitë e votimit. Unë jam në qendër të qytetit nuk merrem me grabitje e thyerje kutish. Mesa di unë janë të armatosur me armë bashkë me kandidatin e PD”, u shpreh në një lidhje telefonike për A1 Report deputeti i LSI Përparim Spahiu.
Ora 00:30 Manjani: Ja e vërteta që zbuluam në Bulqizë
“Ngjarja sipas të dhënave që ne kemi dhe u detyruam të investigojmë për këtë çështje, se nuk kishim ide ç’bëhej. Në hyrje të Bulqizës mbështetës të PD të njohur si familja Tançi, të nxitur nga deputeti i PD Roland Keta, së bashku me kandidatin e PD Durim Balla i kanë zënë rrugën makinës që transporton 2 kutitë e fundit që vijnë nga fshati. Këta dy zyrtarë të lartë, një deputet e një kandidit, i kanë zënë rrugën makinës me fletët e votimit, me një makinë Range Rover me targa T 78 68 T, e drejtuar nga Artan Gamani në mënyrë guerrilase për të penguar paraqitjen e këtyre dy kutive të fundit në KZAZ.
/Shqiptarja.com