Priten largime te Krimet e Rënda
emrat për postin e Hajdarmatajt

Priten largime te Krimet e Rënda<br />emrat për postin e Hajdarmatajt<br>
Largimet e nisura nga Arta Marku në Prokurorinë e Përgjithshme dhe në qarqe pritet që të prekin edhe Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Në listën e drejtuesve që mund të largohen është edhe drejtuesi i Prokurorisë Besim Hajdarmataj.

Kandidatët më të mundshëm për të zëvendësuar Besim Hajdarmatajn janë Eneid Nakuci dhe Besnik Muçi, i cili ishte njëri prej kandidatëve për Kryeprokuror. Lëvizjet nga Arta Marku pritet që të bëhen nga momenti në moment.

Besim Hajdarmataj është njëri nga tre prokurorët që po hetojnë dosjen ‘Habilaj’ pas dosjes me informacione dhe përgjime që erdhën nga drejtësia italiane që shkaktuan ‘tërmet’ politik në Shqipëri.  Në mesin e personave që u akuzuan nga Prokuroria e Krimeve të Rënda është edhe ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri. 

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?