Situata në vendin tonë vazhdon të jetë kritike, ku reshjet intensive të shiut kanë përmbytur shumë toka bujqësore dhe banesa në qarkun e Shkodrës. Por parashikimet nuk janë optimiste edhe për ditët në vijim.
IGJEUM njofton se sot pasdite si dhe ditën e nesërme priten reshje intensive në qarkun e Shkodrës dhe mesatare në qarqet e tjera, njofton IGJEUM. Ndërkohë në qarqet Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër priten reshje lokalisht intensive.
Në verilindje dhe juglindje të vendit, reshjet mund të jenë në formë dëbore në lartësitë më të mëdha se 600m mbi nivelin e detit.
Sakaq sipas llogaritjeve të IGJEUM, nivelet e ujit në Liqenin e Shkodrës dhe Lumin Buna do të vazhdojnë të jenë të larta dhe të qëndrueshme. Në lumenjtë e tjerë në gjithë territorin pritet rritje e prurjeve, por nuk pritet rrezik i shtuar nga përmbytjet.
Nga intensiteti i lartë i reshjeve, mund të vërehen vërshime të shkurtra lokale në zonat malore ose qendrat urbane në varësi të sistemit të kanalizimeve. Ky informacion do të përditësohet nga IGJEUM sipas llogaritjeve më të fundit hidrologjike, dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e rrezikut të përmbytjeve.
2785 sipërfaqe toke janë ende nën ujë në Shkodër. Bashkia e Shkodrës ditën e sotme në bilancin e raportuar bëri me dije se rruga e fshatit Obot është e kalueshme me mjete të larta dhe si pasojë e përmbytjeve ujësjellësi Oblika 1 është jashtë funksionit.
K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.2%
-
PD
13.6%
-
Partitë e vogla
20.2%
Vota total: 912
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kandidate në listën e mbyllur të PS në Shkodër, reagon ‘Neomalsorja’: Po guxoj për të përfaqësuar një komunitet të harruar
13 Mars, 13:31
-
Makina përplaset me ambulancën në Shkodër - Koplik, një i vdekur! Plagoset edhe një 18-vjeçare (EMRI)
13 Mars, 09:47
-
Mos harroni çadrat! Reshje shiu në të gjithë vendin
13 Mars, 07:15
-
Zgjedhjet/ PSD dorëzon LISTËN në KQZ me emrat e kandidatëve për deputetë, Tom Doshi i pari në Shkodër! Kërkon rikthimin në Parlament pas 4 vitesh mungesë
12 Mars, 23:42
-
Malësi e Madhe/ U ndje keq, turisti i moshuar malazez vdes gjatë transportimit me ambulancë drejt spitalit! Ja për çfarë dyshohet
12 Mars, 18:49
-
Lista e mbyllur e PD-së për Shkodrën/ Report Tv zbardh 4 emrat
12 Mars, 18:35
-
Zgjedhjet/ Tom Doshi do jetë kandidat për deputet në qarkun e Shkodrës, PSD bëhet gati të dorëzojë listën në KQZ
12 Mars, 18:21
-
Nga Berlini në Shkodër, Elda Laro merr drejtim e Orkestrës Simfonike në Shkodër
12 Mars, 16:14
-
Hyn në fuqi vendimi i Qeverisë për kanabisin mjekësor dhe industrial, do të ketë 10 zona dhe 138 parcela në të gjithë vendin (LISTA)
12 Mars, 15:16
-
Reshje shiu dhe temperatura të larta... parashikimi i motit për sot
12 Mars, 07:27
-
Shkodër/ I vodhën çantën me para dhe sende personale një klienti në një berberhane, arrestohet 20-vjeçari dhe 2 të mitur
11 Mars, 16:29
-
I mituri largohet nga ‘Shtëpia e Fëmijës’ në Shkodër, nisin kërkimet për gjetjen e tij
11 Mars, 14:47