Pritje mbretërore për Seldin
dhe Sinanin në Australi

Pritje mbretërore për Seldin <br />dhe Sinanin në Australi
Qëndrimi i fundit i Seldit dhe Sinanit në Australi ishte për t'u mbajtur mend nga këngëtarët.

Që të dy shumë të kënaqur e kanë lënë kontinentin e largët, për t'u rikthyer obligimeve të reja nëpër Europë.

Ky udhëtim në Australi ishte i dyti brenda një viti për Sinanin dhe Seldin, pasi edhe më herët kishin pasur disa koncerte nëpër vende të ndryshme australiane atje ku jetojnë shqiptarët.

Duke parë suksesin e koncerteve, organizatori Adrian Gani kishte vendosur që ti ripërsëriste mbrëmjet muzikore me dy këngëtarët shqiptarë.

Dyshja e famshme përveç koncerteve që kanë dhënë, kanë shijuar edhe qëndrimin atje pasi siç mësojmë organizatori Gani ka vënë në dispozicion të gjitha gjërat e mundshme që t'ua bëj qëndrimin atje sa më të mirë këngëtarëve.

Kështu, Seldi dhe Sinani kanë pasur gjithmonë në dispozicion një limuzinë luksoze, kanë qenë të vendosur në një hotel me pesë yje, madje dhe një helikopter personal për çdo rast nevoje, për udhëtime nëpër qytete tjera për t'i “shpëtuar” trafikut.

Ky luks është vënë në dispozicion nga organizatori Adrian Gani i cili njihet si një nga shqiptarët më të pasur në Australi, derisa pasuria e tij llogaritet me miliona dollarë.

(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Nico Williams s’ia del, Spanja e humbet për Ligën e Kombeve

Nico Williams s’ia del, Spanja e humbet për Ligën e Kombeve