Plumba furgonit në Qafë Mali, shpëton drejtuesi i automjetit, identifikohet autori (Detaje)

Plumba furgonit në Qafë Mali, shpëton drejtuesi i automjetit, identifikohet autori (Detaje)

Foto ilustruese

Një person i armatosur ka hapur zjarr ndaj një furgoni pasagjerësh në Qafë Mali këtë pasdite, teksa kthehej nga Tirana në drejtim të Fushë Arrëzit. Lek Ndou 49 vjeç, banues në fshatin Poravë, ka qëlluar me armë zjarri, në drejtim të automjetit furgon me targa AA 982 MG, i drejtuar nga Tonin Pepkolaj. 

Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar edhe pse plumbat kanë prekur automjetin. Nga hetimet e para dyshohet se gjarja ka ndodhur për një konflikt për pasagjerët e linjës Tiranë-Fushë Arrëz.

Edhe pse ngjarja ka alarmuar banorët, policia e Shkodrës ka hezituar fillimisht të japë informacione. Reagimin e parë blutë e kanë dhënë disa orë pas ngjarjes, duke njoftuar identifikimin e autorit të të shtënave Lek Ndou, 49-vjeç, ku po punohet për kapjen e tij. 

Në 2015 policia i gjeti në furgon kanabis dhe pistoletë pa leje
Tonin Pepkolaj, shoferi i furgonit që u qëllua me armë zjarri pasditen e kësaj të enjte rezulton me precedent penal. Në të njëjtin furgon në pronësi të tij me targa AA 982 MG, në rrugën nacionale Fushë Arrëz- Puk, në vendin e quajtur Karburanti i Tucajve, policia i gjeti gjatë një kontrolli dhe sekuestroi një çantë me 505 gr lëndë narkotike Canabis Sattiva, një pistoletë TT me 7 fishekë e 30 arka me llampa lodër pa dokumentacione shoqërues.

Njoftimi i Policisë: 

Pukë

Informacion paraprak

Në Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Pukë ka ardhur një telefonatë se në fshatin Poravë, Fushë Arrëz, shtetasi L. N. 49 vjeç, banues në fshatin Poravë, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri, në drejtim të mjetit me targa AA 982 MG, i drejtuar nga shtetasi T. P. 

Nga të shtënat nuk ka asnjë person të lënduar. Nga hetimet e para dyshohet se ngjarja ka ndodhur për një konflikt për motive të dobëta. Vijojnë hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe po punohet për kapjen e autorit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 28/07/2018 08:45

    Mendoni se në ç’gjendje është shteti.... në vend që të ketë terminal autobuzësh me oraret dhe linjat e tyre ashtu si në të gjithë botën, fshatarësia injorante që la arrat u bë shoferllëk. Personi me preçedent penal bën shoferin e furgonit dhe ka në duart e tij jetë njerëzish dhe askush nuk do t’ia dijë. Baj gëri e gjallë shtazore!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK