FIER- Aksioneri kryesor i "Vetro Energy" deklaron se në ditët e ardhshme “Albpetrol” do të privatizohet 100%. Ky është premtimi që zoti Rezart Taçi bëri dje gjatë një takimi me punonjësit e ARMO-s në Fier. Sipas Taçit, procedurat ligjore me Ministrinë e Ekonomisë, janë drejt përfundimit.
“Përsa i përket privatzimit të Albpetrol mendoj se në ditët e ardhshme do të mbyllim me sukses marrëveshjen me ministrinë e Ekonomisë, për privatizimin në masën 100% te askioneve të Albpetrol”- tha Taçi. Aksioneri kryesor i kompanisë që u shpall fituese në tenderin për blerjen e kompanisë shqiptare të naftës ishte i pranishëm në festën e fundvitit që kompania “ARMO” ka dhënë për te gjithë punonjësit e saj, ne qytetin e Patosit.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com