Privatizimi i “Buka’ Sh.a, Arben Ahmetaj reagon sërish nga arratia: Unë 'delja e zezë’, po më bëjnë gjyq popullor

Privatizimi i “Buka’ Sh.a, Arben Ahmetaj reagon sërish nga arratia:  Unë 'delja e zezë’, po më bëjnë gjyq popullor

Arben Ahmetaj

Ish-ministri i Financave Arben Ahmetaj reagoi sërish sot në rrjetet sociale për akuzat e SPAK ndaj tij për privatizimin e ish-shoqërisë shtetërore “Buka” Sh.A. 

Ahmetaj thotë se po përballet me një përndjekje politiko-mediatiko-juridike duke iu bërë një gjyq popullor përmes publikimit të të dhënave të dosjes në ato që i quan ‘media të financuara nga inceneratorët’  me qëllim që dhe gjykata të ndikohet në procesin gjyqësor.

Këmbëngul se është i pafajshëm dhe se ka mbrojtur interest e shtetit në këtë çështje dhe ngre disa pyetje publike.

Më 8 tetor 2023 Prokuroria e Posaçme ngriti një tjetër akuzë për “Shpërdorim detyre”, ndaj ish zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, për një tjetër çështje që lidhet me privatizimin e ish Fabrikës së bukës në Tiranë.

Ahmetaj, i cili ndodhet në arrati, dyshohet të ketë firmosur, në shkelje të ligjit, shitjen si pronë shtetërore të fabrikës, ndërkohë që të gjitha shkallët e gjyqësorit, i kishin njohur të drejtën e pronësisë, një familjeje kryeqytetase. Në atë kohë, Ahmetaj ishte ministër i Financave, post të cilin e mbante që prej shkurtit të vitit 2016.

Reagimi

Në vazhdën e reagimeve të mia, si një përpjekje për të kuptuar të vërtetën dhe bërë transparencë me fakte, disa pyetje dhe sqarime të tjera vijnë natyrshëm për median, publikun dhe patjetër e mbi të gjithë, për SPAK:
1. Si ka mundësi që akuzat ndaj meje rrjedhin në media e portale të ndryshme përpara se të ndiqet rruga ligjore ose të paktën të ndiqet e njëjta rrugë që SPAK ka ndjekur për dosjet e tjera deri më tani? Njoftimi i avokatëve mbi akuzat. Si edhe në rastin e dosjes së Inceneratorëve (vetëm për personin Arben Ahmetaj) dosjet dalin në media para se të ketë njoftime zyrtare. Mos vallë është vazhdë e strategjisë së “Deles së zezë” nga spin doctor/s? A mos është kjo një strategji për një gjyq popullor në media përparase i prezumuari i pafajshëm të shkojë “i fajshëm” në gjykatë? Ky ka qenë stil i Vyshinsky-t, por 90 vjet më parë e në diktaturë.

2. Si ka mundësi që ekskluzivitetin e lajmeve të SPAK në lidhje me dosjet Ahmetaj e marrin mediat e financuara nga inceneratorët përpara se ato të ndjekin rrugën ligjore? Në cilin vend të botës, detajet e dosjes hetimore, e jo më pastaj dosjet e plota si në rastin tim dalin, në media?

3. Ku konsiston shpërdorimi i detyrës në rastin e dosjes “Buka”? Cilin ligj e nen kam shkelur?

4. Cili është dëmi që i kam shkaktuar shtetit në “shpërdorimin e detyrës” nga ana ime? Sa është dëmi që i kam shkaktuar shtetit?

5. Familja e nderuar e ish-pronareve ka të drejtën për të ndjekur të drejtën që mendon se i takon, por cila është arsyeja që në Qershor të vitit 2022 ajo ka bërë një kallëzim specifikisht për Arben Ahmetaj? Mos vallë kjo përkon e promovuar me persekutimin e përndjekjen time politiko-mediatiko-juridike?

6. Cila është arsyeja që familja e nderuar e ish-pronarëve ka tërhequr padinë ndaj institucionit që ka dhënë lejen e ndërtimit, ndërkohë që Gjykata e Apelit ka dhënë vendimine formës së prerë për anulimin e privatizimit?

7. Si ka mundësi që është dhënë leje ndërtimi në gusht të 2018, ndërkohë që Vendimi i Gjykatës së Apelit ka dalë në Nëntor të 2017. Vendimi i Gjykatës është ligj për të gjithë dhe i zbatueshëm në vetvete. E vetmja që s’ka marrë asnjë vendim apo veprim në kundërshtim me Vendimin e formës së prerë të Gjykatës së Apelit është Ministria e Ekonomisë drejtuar nga unë në atë periudhë.

8. Si ka mundësi që SPAK anashkalon faktin që aksionet shtetërore janë mbrojtur dhe jo e kundërta? Si ka mundësi që SPAK injoron apo anashkalon rolin e Ministrit të Ekonomisë si person politik? Si ka mundësi që SPAK anashkalon apo injoron faktin ligjor që Ministri i Ekonomisë nuk bën vlerësim apo rivlerësim asetesh dhe aksionesh, por kjo pjesë e procedurës bëhet nga vlerësues të pavarur e të certifikuar të cilët janë në listën zyrtare të institucionit.

9. Si ka mundësi që institucioni i akuzës, SPAK, shprehet në media për supriza hetimore apo habi në lidhje vetëm me dosjet Ahmetaj? Mos vallë ky institucion është kontaminuar në damarët e vet nga strategjia e ”Deles së zezë”? Mos vallë ka tendencë apo urrejtje të pajustifikuar personale? Apo kjo është çështje karriere dhe përmbushje statistikash pa cilësi?!

Disa sqarime, sërish:

1. Ministria e Ekonomisë nuk bënte privatizime! Ministria e Ekonomisë në kohën kur drejtohej nga unë, me ligj urdhëronte vetëm nisjen e procedures së  privatizimit të aksioneve shtetërore në sektorët jo-strategjikë. Ministria e Ekonomisë urdhëronte vlerësim ose rivlerësim, që më pas kryhej nga ekspertë të pavarur, të licensuar. Ministria e Ekonomisë dërgonte dosjen në Agjensinë e Privatizimit në Ministri të Financave. Të gjitha këto hapa duke zbatuar ligjet në fuqi.

2. Shitja e aksioneve shtetërore është bërë me ankand të hapur, ku mund të merrte pjesë kushdo (pa asnjë mundësi favorizuese). Shitja bëhej me ankand të hapur nga Agjensia e Privatizimit në Ministrinë e Financave, e cila në kohën e zhvillimit të ankandit nuk drejtohej nga Arben Ahmetaj.

3. Vendimi i Gjykatës së Apelit është i formës së prerë dhe nuk ka nevojë për asnjë urdhër mbështetës, e pavaresisht kësaj, ka dalë një urdhër anulimi nga ana e Ministrisë së Ekonomisë.

4. Sipërmarrësin në fjalë as nuk e kam, e as nuk e kam pasur kurrë mik. Dhe sikur ta njihja, besoj se koha kur njihje “kulakë”, ka përfunduar prej kohësh. Të njohësh dikë apo disa në vendin tonë të vogël nuk përbën më prej vitesh shkelje penale!

Gjithsesi, kujdes kur ta nxirrni këtë postim, nëse vendosni ta nxirrni, se mund t’ju zerohet mbështetja okulte, apo mund të merrni telefonata kërcënuese nga spin doctors.

 

Lajmi ne perditesim.. 

S.G/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tomi: 12/10/2023 17:49

    Hajde se ke lene ca hajduter drejtora akoma ne MFE dhe iunstitucione varesie! Hajde meri dhe ata ne bojeni treshe dhe me ato artificalet, ju shijo shume! Se i kan kthy ne prona institucionet halabaket se ti je djall vete dhe djaj emeron lango! Yt u qifsha ropt ty dhe atyre hajduterve qe ke eemru ti! Ropsha jeni dhjaksa! Te vendi do shkoni e mushet kupen!!!

    Përgjigju
  • O La: 12/10/2023 15:10

    Po behu burre o la dhe pranoje ato qindra metra apartente si do ti merrje dhurate o i vrare apo i harrove.Do ti paguash nje nga nje te gjitha.Askush ste kercenon ke qene nje nga njerzit me te fuqishem ne shqipri apo te kane keshilluar te thuash kshu.Po lojen me letra kush e fitoj ti apo pensjonisti qe te lepihet mbrapa.Fundi juaj eshte shkruar tik tak tik tak

    Përgjigju
  • Alban: 12/10/2023 14:32

    Leri keto pallavra se na je neveritur o njeri i peshtire. Ke vjedhur dhe tani do te pagush o jashtqitje e kombit Shqiptar qe me parat e popullit kishe blere 40mije euro penisa artificial per dashnoren. Edhe si pamje je si mi kanalesh o verme. Hajde perballu ketu me drejtesine mos u fsheh si krymb pas internetit.

    Përgjigju
  • Jovan bregu: 12/10/2023 13:06

    O beno mqs e lexon ket sms hajde ne shqiperi se edhe gruaja edhe e dashura po te pallohen Vence tiron..yp xhixhi

    Përgjigju
    • beno2: 12/10/2023 15:37

      beni hyp xhixhi beni hypppp.....

    • Ed rama: 12/10/2023 14:28

      Beno mos e ngjo Jovanin se jane goje te liga ato......rri atje me mire,n fund fundit picken per ate pune e kane

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë