Privatizimi i OSHEE, Balla: Dëmi
i shkaktuar shtetit, 414 mln euro

Privatizimi i OSHEE, Balla: Dëmi<br />i shkaktuar shtetit, 414 mln euro<br>
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar në lidhje me vendimin e Gjykatës së Tiranës për sa i përket çështjes së privatizimit të OSHEE. “Gjykata rrëzoi Prokurorinë, e cila lexoi 5 mijë faqe materiale për 10 ditë”, është shprehur Balla, i cili ka shtuar se dëmi i shkaktuar shtetit Shqiptar një dëm ekonomik rreth 414 milion Euro. Gjithashtu Balla është shprehur se Prokuroria nuk ka dashur të konstatonte dëmet e shkaktuara.  

"Për fat të mirë, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë vendosi rikthimin e kësaj çështjeje për një hetim më të thellë. Ashtu siç u shpreh gjyqtari i çështjes në seancën gjyqësore, u lanë dhe detyrat paraprake për të kryer prokurë nga ana e Prokurorisë. Ndër to, unë do doja të ndaja me ju kërkesën e Gjykatës së Tiranës: që Prokuroria të thërrasë njëherë e më parë për të dëshmuar shtetasin Nue Nuk Kalaj, shtetasin Shkëlzen Sali Berisha dhe shtetasin Hamza Merxhani si personat që kanë dijeni lidhur me transaksionet e dyshimta financiare me një vlerë prej 7 milionë eurosh, të cilat janë kryer në 12 qershor 2009 dhe në data të tjera të asaj kohe; e që sipas dyshimeve të ngritura nga Komisioni Hetimor, janë pjesë e një pagese ryshfeti nga ana e kompanisë përmes Nue Nik Kalajt tek autoritetet shtetërore që kanë qeverisur Shqipërinë në atë kohë", tha Balla. 

Deklarata e plotë e Ballës: 
"Siç jeni në dijeni, para pak minutash Gjykata e Shkallës së Parë e Rrethit Gjyqësor Tiranë hodhi poshtë kërkesën e Prokurorisë së Tiranës për të mbyllur hetimet e nisura në bazë të një kallëzimi të bërë nga Kuvendi i Shqipërisë përmes raportit përfundimtar të një Komisioni Hetimor, i cili është ngritur me vendim të Kuvendit për të hetuar dhe verifikuar zbatimin e legjislacionit në fuqi dhe të mbrojtjes së interesit shqiptar gjatë procedurave të privatizimit të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes dhe negocimit të marrëveshjes së aksioneve të privatizimit të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes, OSSH, ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe kompanisë CEZ a.s.

Si dhe sigurisht që janë evidentuar të gjitha efektet negative të shkaktuara nga ndjekja e zbatimit të kësaj marrëveshjeje. Ky është një lajm i mirë për drejtësinë, po të kemi parasysh një skandal që kishte shoqëruar punën e Prokurorisë në hetimin e kësaj çështjeje. Duhet të ndaj me të gjithë publikun faktin që prokurorja e çështjes kishte hetuar dosjen voluminoze, fashikujt voluminozë të kësaj çështjeje: 5400 faqe vetëm për 10 ditë. E kishte marrë dosjen për hetim në datën 19 shtator dhe më datë 29 shtator kishte vendosur mbylljen e kësaj çështjeje. E madje, për habi të të gjithëve, të opinionit publik, të ekspertëve të drejtësisë, të kolegëve të saj, të gjyqtarëve, kjo prokurore kërkonte dhe mbylljen me vendim gjykate të hetimeve për këtë çështje.

Për fat të mirë, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë vendosi rikthimin e kësaj çështjeje për një hetim më të thellë. Ashtu siç u shpreh gjyqtari i çështjes në seancën gjyqësore, u lanë dhe detyrat paraprake për të kryer prokurë nga ana e Prokurorisë. Ndër to, unë do doja të ndaja me ju kërkesën e Gjykatës së Tiranës: që Prokuroria të thërrasë njëherë e më parë për të dëshmuar shtetasin Nue Nuk Kalaj, shtetasin Shkëlzen Sali Berisha dhe shtetasin Hamza Merxhani si personat që kanë dijeni lidhur me transaksionet e dyshimta financiare me një vlerë prej 7 milionë eurosh, të cilat janë kryer në 12 qershor 2009 dhe në data të tjera të asaj kohe; e që sipas dyshimeve të ngritura nga Komisioni Hetimor, janë pjesë e një pagese ryshfeti nga ana e kompanisë përmes Nue Nik Kalajt tek autoritetet shtetërore që kanë qeverisur Shqipërinë në atë kohë.

Pra kemi një vendim gjykate sot, që i kërkon këtyre personave të paraqiten menjëherë para Prokurorisë së Tiranës për të dhënë shpjegimet e tyre. Kujtoj këtu që prokurorja e çështjes kërkonte mbylljen e këtij hetimi pa thirrur asnjë nga ata persona. Sot kemi një vendim gjykate për t'i thirrur këta persona.

Gjithashtu është shumë e rëndësishme të kujtoj që në dosjen e kallëzimit bërë nga ana e Kuvendit të Shqipërisë, në raportin e miratuar me 74 vota në seancë plenare të Kuvendit të Shqipërisë është miratuar gjithashtu dhe denoncimi lidhur me shoqërinë e mbledhjes së  borxheve, ku ndër to, në raport, për kujtesë të opinionit publik, Kuvendi i Shqipërisë ka vënë në pah lidhjet e Sali dhe Shkëlzen Berishës me shtetasin Kastriot Ismailaj dhe shoqërinë “DEBT International Advisory” (DIA). Kujtoj që me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë, shtetasi Kastriot Ismailaj është dënuar para pak ditësh me shumë vite burg për veprën penale të korrupsionit.

Fakti që në një raport përfundimtar të një komisioni hetimor të Kuvendit të Shqipërisë, kemi dhënë fakte të lidhjeve të ish-Kryeministrit të asaj kohe dhe familjarëve të tij me një person që tashmë është dënuar me vendim të gjykatës të shkallës së parë, kjo është një çështje tjetër ndër detyrat që gjykata ka lënë në politikë. Po ashtu dua të kujtoj për interes të vëmendjes që ka publiku ndaj kësaj çështjeje, se dëmi që i është shkaktuar shtetit shqiptar, buxhetit të shtetit shqiptar si rezultat i favorizimit të padrejtë të CEZ, në materialin që është pjesë e raportit përfundimtar dhe pjesë e kallëzimit penal ndaj shtetasve të cilët do t’i citoj në fund të këtij komunikimi me ju, është me vlerë 57,931,041,292 lekë, sipas gjithë tabelës së depozituar në Prokurori. E thënë ndryshe, është 414 milionë euro.

Një çështje tjetër, e cila është ndër detyrat që Gjykata la për Prokurorinë për t’i hetuar, janë të gjitha veprimet dhe mosveprimet e strukturave drejtuese të Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës së asaj kohe për heqjen e licencës CEZ dhe për dëmin që i kanë shkaktuar shtetit shqiptar, duke pamundësuar fitimin e kësaj çështjeje në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit. Në përfundim të gjetjeve të komisionit, ndër çështjet themelore që Prokuroria, brenda afatit tremujor që i vendosi gjykata për të hetuar këtë çështje, është fakti se nga autoritetet qeverisëse të asaj kohe është nxjerrë për privatizim një shoqëri e sapokrijuar me rëndësi strategjike për interesat e vendit, e cila nuk kishte kryer asnjë bilanc energjitik të sajin.

Gjithashtu ishin ndryshuar treguesit specifikë të deklaratës rregullatore, duke ushtruar ndikim të paligjshëm dhe duke imponuar ERE-n në vendimarrjen e vet; duke kualifikuar dhe shpallur fituese kompaninë CEZ në shkelje të hapur të kushteve minimale të performancës teknike, të cilat ishin shpallur më parë si kritere kualifikuese, e konkretisht në shkelje të vendimeve të Këshillit të Ministrave të vitit 2008.

Po ashtu është negociuar me kompaninë CEZ për nivelin e borxhit të keq që do të pranohej në llogaritjen e të ardhurave të kërkuara nga kompania në kundërshtim e në kapërcim të kushteve të procedurës konkurruese. Është negociuar për treguesin e humbjeve totale si tregues i kushteve minimale të performancës teknike, i cili është i panegociueshëm. Janë pranuar gjatë negociatave të kryera të gjitha kërkesat e ofertuesve. Shteti shqiptar në atë kohë ka pranuar nga kompania CEZ çfarë i ka dashur qejfi kësaj të fundit.

Kërkesa këto, të bëra gjatë paraqitjes teknike nga mosnjohja e situatës si pasojë e mosfunksionimit real të OSSH dhe mosqenies gati për privatizim. Është vazhduar procesi për rivlerësimin e çmimit të shitjes sipas kushteve dhe afateve të parashikuara në marrëveshjen për shitjen e aksioneve. Është favorizuar në mënyrë të vazhdueshme dhe të kundraligjshme CEZ gjatë procesit të privatizimit. Siç e thashë edhe më sipër, dua ta theksoj, për interes të publikut të gjerë që ka pasur dhe ka vëmendjen e kësaj çështjeje, është dëshmuar qartë në qendër të raportit se kemi pasur të bëjmë tërësisht me një proces fiktiv të paracaktuar me parregullsi dhe shkelje të shumta, me fitues të paracaktuar, duke i sjellë kompanisë CEZ përfitime të padrejta dhe të pamerituara si edhe duke dëmtuar rëndë interesat e ligjshme të shtetit, publikut, për shumën 414 milionë euro.

Kujtoj në përfundim se Kuvendi i Shqipërisë, me votën e 74 anëtarëve të tij, ka dërguar raportin përfundimtar në Prokurori dhe sipas detyrave të lëna sot nga Gjykata e Tiranës, e cila e hodhi poshtë abuzimin me detyrën nga ana e Prokurorisë, thirrjen dhe marrjen e dëshmive të personave si më poshtë:

1.  Sali Ram Berisha, ish-Kryeministër dhe deputet i Kuvendit të Shqipërisë, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, “Mashtrimi”, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Refuzimi për të dëshmuar”, vepra penale të parashikuara nga nenet 248, 258, 143, 245/1 dhe 307 të Kodit Penal.

2.  Nue (Nuel) Nik Kalaj  për veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Refuzimi për të dëshmuar”, “Mosparaqitja e dëshmitarit, ekspertit, apo përkthyesit”, vepra penale të parashikuara nga nenet 245/1, 287, 307 dhe 310 të Kodit Penal.

3.  Genc Ruli, ish-Ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës/Kryetar i Komitetit të Konsulencës dhe Transparencës, për veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, vepra penale të parashikuara nga nenet 245/1, 248 dhe 258 të Kodit Penal.

4.  Ridvan Bode, ish-Ministër i Financave për veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorimi i detyrës”, vepra penale të parashikuara nga nenet 245/1 dhe 248  të Kodit Penal.

5.  Për të gjithë anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, për veprat penale  “Shpërdorimi i detyrës”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” , vepra penale të parashikuara nga nenet 248 dhe 248 të Kodit Penal.

6.  Për të gjithë anëtarët e Komisionit të Negocimit të Marrëveshjes me CEZ As, për veprat penale  “Shpërdorimi i detyrës”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” , vepra penale të parashikuara nga nenet 248 dhe 248të Kodit Penal.

7.  Florion Mima, ish zv. Ministër i METE, për veprën penale  “Shpërdorimi i detyrës”;

8.  Enno Bozdo, ish zv. Ministër i METE, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;

9.  Ledina Mandia, ish Avokate e Shtetit, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

10.  Shkëlzen Sali Berisha, për veprat penale  “Refuzimi për të dëshmuar” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuara nga nenet 245/1 dhe 307 të Kodit Penal;

11.  Bujar Nepravishta, ish-Kryetari i Entit Rregullator të Energjisë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;

12.  Sokol Ramadani, ish-Kryetari i Entit Rregullator të Energjisë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Dita e sotme ishte një fitore e drejtësisë ndaj disa shkelësve të ligjit, të cilët u munduan që me një procedurë të Prokurorisë ta mbyllin këtë dosje me vendim Gjykate.

Sot, gjykata vendosi termat e qarta të thirrjes së këtyre personave të cilët, disa prej tyre si Shkëlzen Berisha, Nue Nik Kalaj, Sali Berisha, nuk pranuan të japin asnjë dëshmi të vlefshme në komision, tani kanë radhën të shkojnë t’i japin në Prokurori".

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu