Vendimi do bëjë që Britania e Madhe të bashkohet me SHBA, Francën, Rusinë dhe vende të tjera që kanë nisur bombardimet kundër ISIS.
Kryeministri britanik David Cameron deklaroi se shteti islamik është një kërcënim për sigurinë e Britanisë.
Ai iu ka bërë thirrje deputetëve të votojnë pro sulmeve pasi në të kundërt do përcillet mesazhi se Britania nuk po qëndron krah aleatëve të saj që tashmë janë të angazhuar në veprime ushtarake.
Sipas BBC-së, Cameron ka shumë deputetë kundër kësaj nisme. Gjithashtu qindra njerëz kanë protestuar në rrugët e Londrës kundër sulmeve në Siri, duke kërkuar që vendi i tyre të mos marr pjesë në luftë.
Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )
