Në Berat më datë 24.12.2015, nga ana e Seksionit për Krimin Ekonomik & Financiar, filloi proçedimi penal në gjendje të lirë për F.Sh, 66 vjeç me detyrë ish drejtor i “Ujësjellësit-Kanalizimeve” Berat-Kuçovë. L.N, 67 vjeç me detyrë ish kryeinxhinjer i “Ujësjellësit-Kanalizimeve” Berat-Kuçovë.
Proçedimi penal ndaj këtyre shtetasve filloi pasi, në zbatimin e një projekti për zonën rrëshqitse të tubacionit Bogovë-Berat, kanë favorizuar firmën zbatuese duke lejuar devijimin e projektit të përcaktuar më parë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Shpërdorim detyre” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com