Në proçedim është vënë shtetasi D.M, 41-vjeç banues në fshatin Kallamas të Pustecit pasi ndaj tij rëndon akuza për “shpërdorim detyre”.
Sipas informacioneve të policisë proçedimi ndaj tij është bërë pasi dyshohet se favorizonte mjete të ndryshme të papajisur me dokumentacionin e duhur, për të transportuar lëndë drusore nga fshati Lozhan drejt Maliqit, si dhe nga fshati Vithkuq drejt qytetit të Korçës.
Gjithashtu policia ka sqaruar se “ Ky rast është ndjekur me metoda speciale të hetimit, dhe për këtë shtetas Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë ka vendosur masën: “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” parashikuar nga neni 242 i Kodit të Proçedurës Penale.
Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme proçeduriale.
Redaksia online
D.M/Shqiptarja.com