'Probleme me aplikimin në E-albania', Rama: Këto dy ditë do jemi më tolerantë me gjobat, vijon ndërgjegjësimi i qytetarëve

Portali E-albania ka pasur probleme me aplikimin për leje-daljet e qytetarëve për pazare ku janë të shumtë ata që nuk kanë mundur të marrin dot një leje të tillë. Për këtë kryeministri Rama tha se ka pasur një problem koordinimi mes portalit e-albania dhe kompanive celulare dhe se problemi është në zgjidhje e sipër. Për këtë Rama u shpreh se shpreson të zgjidhet gjatë këtyre dy ditëve dhe se policia do tregohet tolerante me gjobat duke vijuar me ndërgjegjësimin e qytetarëve.

"Ndjesë të gjithë atyre që kanë pasur problem me aplikimin në e-albania por ka qenë një problem i lidhur me koordinimin e sistemit me kompanitë celulare. Prandaj keni pasur vështirësi, por sot dhe nesër policia do të jetë e ndërgjegjësuar që të mos adresojë në mënyrë të menjëhershme sanksionet dhe gjobat."

Kryeministri Rama foli edhe për ato pak të pabindurit se 'nuk do hedhin poshtë që të gjithë këtë përpjeke të jashtëzakonshme që po bëjmë të gjithë bashkë".

Që nga hapja e kanalit të urgjencës shqipëqriaqëduam.al janë kryer 16 172 telefonata nga personat që kërkohet ndihmë në mënyra të ndryshme. Për këta persona janë në veprim një grup pune me mbin 200 persona që ndjekin çdo kërkesë e ankesë që çohet në këtë linjë, në të cilat Rama renditi një sërë problemesh të zgjidhura për shqiptarët që kanë pasur probleme.

"Çdo problem që keni me të drejtë do të zgjidhet. Janë zgjidhur problemet me paga e barrëlindjes që duhet të merret dhe nuk kishte kaluar ende në bankë, çështja u zgjidhje. Problemet më dërgimin  e pensionit në shtëpi apo shërbimet mjekësore, dërgimi i medikamenteve, çështjet e bonusit të qirasë për të prekurit nga tërmeti, asistime me pako ushqimore etj.", tha Rama.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:14
'Kemi nevojë për ilaçe'/ Rama: Ça je ti, student? Qytetari: Jo, jam 35 vjeç... Punoj në Call Center

Edhe ky komunikim i kryeministrit Rama është me një familje në nevojë për ilaçe. Kryeministri premton se situata do të zgjidhet ditën e nesërme.

Rama: Mirembrëma, Edi jam.

Qytetari: Po më thuaj…

Rama: A je Pasho Osmanllari?

Qytetari: Jam i biri

Rama: Babai ka lënë një shënim tek platforma, di gjë apo s’merresh me këto problemet e shtëpisë ti?

Qytetari: Për momentin gjëja që na nevoitej është çështja e hilaceve

Rama: Mos dil nga shtëpia se nesër e zgjidhim këtë problem. Ca je ti, student je?

Qytetari: Jo jo.. jam 35 vjeç unë. Punoj në Call Center.

Rama: Ska problem..

Ora 20:09
'Alo, Edi Jam', Qytetarja: Jam shumë mirë! Rama: Sa më gëzove

Rama: Si je
Qytetarja: Shumë mirë
Rama: Sa më gëzove. Ke aplikuar këtu për arsye familjare.
Qytetarja: Dua të marr leje për të dalë se kam mamanë e moshuar dhe e kam te pallati ngjitur, dua të bëj pazare dhe t'ia çoj.
Rama: Këtë mund ta bësh në kohën që ke në dispozicion. Do të marri kryetari i bashkisë dhe të sqarojë se si të aplikosh për leje. 

Ora 20:01
'Kam problem gruan... Nga po më flet vëlla se jam i ç'orientuar', Rama i kthen përgjigje qytetarit: Mos lëviz nga shtëpia

Kryeministri Edi Rama vijon me telefonatat me qytetarëve, të cilëve iu është kërkuar që për cdo hall apo problem që kanë të kërkojnë ndihmë te platforma e bashkëqeverisjes shqipëriaqëduam.al. Rasti i mëposhtëm është një qytetar, i cili kërkon ndihmë mjekësore për bashkëshorten pas një ndërhyrje kirurgjikale që ajo ka patur në nëntor.

Qytetari: Pronto

Rama: Pronto Edi jam, Edi Rama

Qytetari: Ti je Edi Rama?

Rama: Ai duhet të jem. Ti je Fatmir Idrizaj. Ke lënë një shënim tek platforma e vetëqeverisjes. Çfarë problem, çfarë halli ke?

Qytetari: Unë kam problem gruan…

Rama: Ti ke problem gruan?!

Qytetari: Nga po më flet vëlla ti se jam i çorientuar?

Rama: Unë jam Edi Rama. Do të të them edhe se nga po të flas? Po të flas nga zyra.

Qytetari: Unë kam operuar gruan në muajin nëntor, me koronaren. Ajo ka marrë një ënjtje tek kofsha dhe tani ka një dhimbje të paparë, nuk mund të lëvizë këmbën.

Rama: Nesër do të vijnë mjekët në shtëpi, por mos lëviz nga shtëpia.

Qytetari: Faleminderit, paçi shëndet dhe jetë, se s’po më besohej.

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Valteri zbulon ‘paktin’ Berisha-Meta për zgjedhjet 2025

Valteri zbulon ‘paktin’ Berisha-Meta për zgjedhjet 2025