Probleme me gjumin?
Zgjidhja nis nga higjiena

Probleme me gjumin? <br />Zgjidhja nis nga higjiena
Përpara se të nxitoni për në farmaci për të blerë mjekime pa recetë për gjumin, provoni një prej mënyrave të mëposhtme natyrale. Shumë prej tyre
jo vetëm që ndihmojnë për problemet me gjumin, por mund të ndihmojnë edhe për relaksimin e muskujve.

MAGNEZI DHE KALCIUMI
Magnezi dhe kalciumi ndihmojnë me gjumin dhe nëse merren së bashku,
bëhen akoma më efektivë. Për më tepër, nëse merrni magnez, asnjëanësoni problemet e mundshme me zemrën që mund të shfaqen nëse merrni vetëm kalcium. Merrni 200 miligramë magnez – uleni dozën nëse shkakton
diarre – dhe 600 miligramë kalcium çdo natë. (Konsultoni mjekun duaj për
dozat).

MARIKULA E EGËR
(LACTUCA VIROSA)
Nëse vuani nga ankthi, dhimbjet e kokës, ose dhimbja e muskujve apo artikulacioneve, ndoshta e njihni marulen M e egër. Ajo është gjithashtu
efikase për qetësimin e ankthit, madje mund të ketë veprim edhe në sindromën e këmbëve të shqetësuara. Kur përdorni suplemente të marules së egër, merrni 30-120 miligramë përpara se të bini për të fjetur.

AROMATERAPIA
Sekreti është bima e livandës ose trumza! Studimet kanë treguar që ndihmon për një gjumë të mirë. Gjithashtu është një mënyrë e lirë dhe jo toksike për një gjumë të paqtë. Gjeni një spraj me livandë të vërtetë dhe spërkatni jastëkun përpara se të flini.

JOGA, OSE MEDITIMI
Bëni lëvizje të ëmbla dhe të lehta të jogës, pa sforcim dhe lodhje të tepërt, pasi kjo mund t’iu nxjerrë gjumin në vend që t’iu ndihmojë të flini. Provoni stretching në shtrat të pasuar nga meditimi i thjeshtë. Mbyllni sytë dhe për 5-10 minuta I kushtoni vëmendje asgjëje tjetër, veç frymëmarrjes.

ÇAJI JESHIL
Në çajin jeshil gjendet një aminoacid që quhet L-teanina. Ky aminoacid jo vetëm që ndihmon për të qëndruar zgjuar dhe aktivë gjatë ditës, por edhe për të bërë një gjumë të thellë natën. Megjithatë, çaji jeshil nuk përmban sasi të mjaftueshme për të shtuar fazat REM të gjumit. Përveç kësaj mund t’iu duhet të ngriheni natën për të shkuar në tualet. Në vend të çajit jeshil mund të provoni një produkt tregtar që quhet Suntheanine, i cili përmban vetëm L-teaninë. Merrni 50-200 miligramë përpara gjumit.

VALERIANA
Valeriana është një prej gjumëndjellësve më të zakonshëm që përdoren për pagjumësinë. Megjithatë, ajo është më tepër efektive kur përdoret për një kohë të gjatë. Por, rreth 10% e njerëzve që përdorin valeriana ndjehen më tepër energjikë, gjë që mund t’i pengojë të flenë. Nëse ju ndodh kjo, merrni valeriana gjatë ditës. Nëse jo, atëherë merrni 200-800 miligramë përparase të flini.

HIGJIENA E RREGULLT
Termi çrregullime të gjumit mund të sugjerojë përpëlitjen në shtrat gjatë gjithë natës, por të qëndruarit zgjuar për orë të tëra është vetëm një shembull i shumë prej çrregullimeve që ndikojnë gjumin dhe funksionin normal gjatë ditës. Në fakt, mund të keni një çrregullim të gjumit edhe pa qenë në dijeni. Shkaqet janë nga më të ndryshmet, por stresi luan një rol thelbësor. Faktorët stresues, si për shembull një tension emocional shpien në adoptimin e sjelljeve të gabuara, ndryshimin e cikleve fiziologjike (për shembull ritmi i zemrës) ose në simptoma konjitive apo emocionale (psh. ankthi).

Sa orë gjumë na duhen?
Nuk ka një numër normal orësh që të përcaktojë një gjumë të mirë. Pjesa më e madhe e të rriturve kanë nevojë për 7-9 orë në ditë; të tjerë ia dalin më së miri edhe me gjashtë orë. Madje edhe të fjeturit shumë gjatë mund të jetë problem, pasi mund të tregojë çrregullime të tjera, si depresioni ose sindroma e lodhjes kronike.

Mungesa dëmton shëndetin!
Në një studim Britanik, shkencëtarët zbuluan se njerëzit që kanë mungesë të vazhdueshme gjumi (5 orë ose më pak në natë) janë më të rrezikuar për të pasur presion të lartë gjaku dhe probleme kardiovaskulare. Gjithashtu, gjumi i pamjaftueshëm rrit riskun për zhvillimin e obezitetit, diabetit, alkoolizmit dhe aksidenteve automobilistike. Për më tepër, një studim i vitit 2007 i Universitetit të Kalifornisë konfirmoi atë që ishte evidente prej shumë kohësh: mungesa e gjumit ndikon drejtpërdrejtë në zonat e trurit që janë përgjegjëse për humorin dhe përqëndrimin.

Shenjat e një gjumi të shëndetshëm
Mjekët duhet të shohin si sasinë edhe cilësinë e gjumit për të zbuluar një
problem të mundshëm. Kur vjen puna për cilësinë e gjumit, pacientët jo gjithmonë janë të vetëdijshëm për problemet që mund të kenë. Një person që vuan nga pagjumësia, i cili rri shtrirë gjithë natën pa arritur të vërë gjumë në sy, e kupton fare mirë që ka një problem. Dikush që vuan nga apnea e gjumit mund të mos jetë në dijeni për problemin që ka. Treguesi më i besueshëm i një çrregullimi është gjendja gjatë ditës. Nëse përgjithësisht ndiheni të gjallë, aktivë dhe të freskët, bëni një gjumë të shëndetshëm. Nëse zgjoheni vazhdimisht të përgjumur, të irrituar dhe konfuz, mund të keni një çrregullim me gjumin.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza