Pak para nisjes së misionit Artemis II, NASA ka raportuar një tjetër problem teknik. NASA ka bërë të ditur se po heton një problem të ri që lidhet me temperaturën e një baterie.
Sipas të dhënave të fundit, problemi është identifikuar në njërën nga dy bateritë e sistemit të emergjencës, e cila rezulton jashtë parametrave normalë dhe është aktualisht në proces verifikimi.
Sistemi i emergjencës ndodhet në majë të raketës dhe është jetik për sigurinë e ekuipazhit. Në rast se diçka shkon keq në platformë ose gjatë tre minutave të para të nisjes, ai aktivizohet duke tërhequr kapsulën me astronautët larg rrezikut.
Megjithatë, pas verifikimeve, NASA sqaroi se temperatura më e lartë e konstatuar nuk përbën rrezik real dhe nuk do të ndikojë në nisje.
Lajmi kryesor:
Artemis II, misioni hapësinor i NASA-s niset drejt Hënës, rikthim historik pas 54 vitesh (VIDEO)











