Problemet me pronat, kandidati i PS-së për Himarën: Deri në fund të tetorit qytetarët do të jenë pajisur me certifikatë pronësie

Vangjel Tavo, kandidat i Partisë Socialiste për zgjedhjet e parakohshme që do të zhvillohen në bashkinë e Himarë më 4 gusht, e ka konsideruar si sfidë kandidimin në zgjedhje ndërsa premtoi se do të jetë aty për të zgjidhur problemet e qytetarëve.

Në një intervistë për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv, Tavo u pyet nga gazetari Nertil Agalliu në lidhje me çështjen e pronave në Himarës. Për Tavon ,problemi i pronave nuk është pjesë e fushatës, pasi është një problem i akumuluar prej vitesh, por shtoi ky problem po merr zgjidhje nga qeveria. Sipas tij deri në fund të tetorit banorët në Himarë do të jenë të pajisur me certifikata pronësie.

‘E kam konsideruar sfidë. Kam shumë vite që i kam shërbyer elektoratit dhe banorëve të qarkut të Gjirokastrës duke u marrë me problemet e tyre dhe zgjidhjen problemeve. Mendoj se problemet janë njëlloj kudo dhe në Himare. Jam i bindur se mund t’ja dal për të trajtuar çdo shqetësim dhe problem që banorët e kësaj bashkie kanë pasur në të kaluarën apo që mund të lindë në të ardhmen. Do të ndjenë ndryshimin në të mirë të atij komuniteti të mrekullueshëm himariot.

Problemi i pronave është një çështje që nuk është pjesë e fushatës sime elektorale, por një problem i akumuluar prej më shumë se 30 vitesh, një problem i pazgjidhur që me ndërhyrjen dhe këmbënguljen e kryeministrit po merr zgjidhje. Është drejt zgjidhjes përfundimtare të kësaj çështje, brenda 2 muajsh u arritën të marrin rreth 1200 qytetar. Deri në fund të tetorit do të pajisen të gjithë qytetarët e Himarës me certifikatat e pronësisë. Kjo duhet të ishte zgjidhur që para 30 vitesh.’- tha Tavo.

I pyetur në lidhje me marrëdhëniet me Greqisë, Tavo tha se sot marrëdhëniet midis dy shteteve mendoj se sot janë shumë më ndryshe nga fillimi i kësaj çështje.

‘Sa i përket ndërhyrje apo interesimit të Greqisë, fokusi im do të jetë te banorët e kësaj bashkie, problematikat e tyre dhe zgjidhja e problemeve. Marrëdhëniet midis dy shteteve mendoj se sot janë shumë më ndryshe nga fillimi i kësaj çështje. Sot jemi në një pozicion tjetër marrëdhënie ku vazhdon komunikimi intensiv.’- u shpreh Tavo.

Tavo tha se nuk ka betejë politike as edhe me një kandidat rival, e shtoi se do të merret vetëm me zgjidhjen dhe problemet e çështjeve që shqetësojnë komunitetin e Himarës.

'Unë nuk kam betejë me asnjë forcë politike, as me asnjë kandidat rival, por me problemet Himarës dhe qytetarëve të saj. Nuk merrem me forcat politike por do të merrem seriozisht me zgjidhjen dhe problemet e çështjeve që shqetësojnë komunitetin. Po kandidoj si përfaqësues i PS por identiteti im është i njohur, jam minoritar por përfaqësues i PS-së.'- tha Tavo.

 

M.Q./I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Azem Zekaj: 10/07/2024 17:33

    Problemi i Tapive duhet te jete Nacional! Si ne Durres apo Golem e Knete, poashtu ne Vlore e Himar e Gjirokaster! Pse duhet ti japesh ketyge deri ne Tetor e tjerve ne Durres, skan afat!

    Përgjigju
    • Johnny: 10/07/2024 18:05

      Si duket po e pranojnë që Himara është Grqi. Se s'ka shpjegim tjetër.

  • Toni: 10/07/2024 12:51

    Vjen kandidati dhe premton tapite brenda tetorit. Dy mundesi ka: ose zoteria ka shkopin magjik, ose Kadastra ka qene ne gjume ose s'ka dashte te jape tapite. Ec e merre vesh

    Përgjigju
    • Tapire Memi Tapite: 10/07/2024 15:47

      Ka edhe mundesi te tjera. Njera prej tyre eshte qe punojesit e ASHK Vlore jane shumica me tesera te partise ne pushtet. I mbajne peng legalizimet edhe tapite qellimisht me urdher te partise si gure politik per te marre votat. Nuk e kane per here te pare. ASHK Vlore eshte zhvendosur ne Tirane. Kryetari ben premtime qe i ploteson partia dhe drejtoret e saj, jo ligji dhe drejtesia.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Alarm në Greqi, ujërat e zeza të Athinës të ‘mbingopura’ me kokainë! Dyfishohet konsumi i drogës gjatë festave, ulet niveli i COVID-it

Alarm në Greqi, ujërat e zeza të Athinës të ‘mbingopura’ me kokainë! Dyfishohet konsumi i drogës gjatë festave, ulet niveli i COVID-it