Procedim për blerje votash, Ismaili:
 Shpifje, kallëzimi u mor me dhunë

Procedim për blerje votash, Ismaili:<br /> Shpifje, kallëzimi u mor me dhunë
TIRANË - Kur kanë mbetur dhe 8 ditë nga gara elektorale e 21 qershorit, zgjedhje të cilat janë vënë në qendër të akuzave të opozitës për blerje votash, në Bashkinë e Vorës janë kthyer tashmë kundër tyre.
 
Policia e Tiranes ka nisur procedim ne gjendje te lire me akuzen e blerjes se votes per kryetarin e Bashkise se Vores Fiqiri Ismaili pasi u ka dhënë nga 10 mijë lekë të reja dy personave me qëllim që më 21 qershor të votojnë për të. Shuma e parave i është dhënë 45-vjeçarit me inicialet B.S dhe 49-vjeçarit Sh.B në ambientet e zyrës së firmës së tij "Agro Blend" në Vorë.  Vepra penale për të cilën akuzohet Ismaili parashikohet nga neni 328 i Kodit Penal dhe parashikon dënim me gjobë ose burg nga gjashte muaj deri ne dy vjet. 

Kallëzimi
Burime zyrtare nga Policia e Tiranës bëjnë me dije dy persona me banim në Vorë kanë bërë një kallëzim ndaj kandidatit të PD-së. Gjatë deponimit, ngrihet pretendimi se një person i tretë u kishte kërkuar takim me Kryetari i Bashkisë Fiqiri Ismaili. Konkretisht, kallëzimi në Policinë e Tiranës është bërë nga 45 vjeçari B.S, si dhe 49 vjeçari Sh.B. Po të njëjta burime thanë se të dy këta persona kanë marrë një shumë prej 10 mijë lekësh të rinj nga Ismaili, kundrejt dhënies së votës.Marrëveshje që e kanë denoncuar në polici. 

Reagimi
Fiqiri Ismaili tha për gazetën Shqiptarja.com se të gjitha akuzat e ngritura ndaj tij janë të pavërteta. “Të gjitha akuzat e ngritura ndaj meje janë shpifje dhe të pavërteta. Madje ajo se çfarë unë theksoj është se këta persona nuk kanë shkuar me dëshirën e tyre për të kallëzuar diçka të tillë”, tha Ismaili.

Ndërsa, i pyetur nëse ai ka shkuar në polici për të dhënë një deklaratë në lidhje me këto akuza, kryetari i Bashkisë së Vorës tha se: “Nuk kam pse të shkoj në komisariat të bëj deklaratë, kur të nisin procedurat në Prokurori atëherë unë do të jem i gatshëm për të gjitha edhe pse nuk ka asnjë provë që unë kam dhënë diçka në këmbim të votës”.

Thirrja per deshmi
Policia kontaktoi këtë mëngjes me kryebashkiakun Ismaili për t’i komunikuar kërkesën për të dhënë deklarim para hetuesve të komisariatit të policisë numër 6 në lidhje me akuzat e ngritura. A1 Report mëson se Fiqiri Ismaili pranoi fillimisht të paraqitej në komisariat në orën 14:00, por më tej tha se do ta bënte një gjë të tillë vetëm nëse do t’i vinte shkresë zyrtare me postë nga policia.
 
Ndërkohë në orën 14:00, Ismaili u shfaq pranë kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike Edi Paloka

Akuzat nga mazhoranca
Prej disa ditësh bashkia e Vorës është kthyer në qendër të akuzave sa i përket blerjes së votave dhe shtimit në lista të votuesve fiktivë. Ishte sekretari i Përgjithshëm i LSI-së Luan Rama, i cili artikuloi dy ditë më parë akuzat nga salla e Kuvendit për shtim në lista të zgjedhësve të rreth 600 personave të cilët nuk kishin lidhje me Bashkinë e Vorës. 

Kryebashkiaku Fiqiri Ismaili garon edhe në këto zgjedhje nën siglën e Partisë Demokratike perballe kandidatit te koalicionit te majte Luan Sallaku.

Ismaili drejton prej 3 mandatesh Bashkine e Vores dhe ne kete gare elektorale synon te katertin.

fiqiri ismaili

Neni 328/a
Detyrimi për pjesëmarrje në veprimtari politike
(Shtuar me ligjin nr. 23/2012)

Detyrimi i shtetasve nën varësi administrative, kundër vullnetit të tyre apo nën kanosjen e përdorimit të masave administrative, për të marrë pjesë në veprimtari zgjedhore të një subjekti zgjedhor përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në gjashtë muaj. Detyrimi apo organizimi për të marrë pjesë në veprimtari elektorale të një subjekti zgjedhor i nxënësve të arsimit parauniversitar nga punonjës që kryejnë një detyrë shtetërore në arsimin publik, ose detyrë a funksion në arsimin jopublik, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me burgim nga tre muaj gjer në një vit.  

Ofrimi ose dhënia e të hollave apo të mirave materiale, bërja e premtimeve për vende pune ose për favorizime të tjera në cilëndo formë, me qëllim që të marrë firmën për paraqitjen e kandidatit, për të votuar në një mënyrë të caktuar apo për të marrë pjesë ose jo në votime, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me burgim nga gjashtë muaj gjer në dy vjet. Pranimi i të hollave, të mirave materiale, premtimeve dhe favorizimeve të tjera kundrejt kryerjes së veprimeve të mësipërme, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë.
 
Njoftimi zyrtar i Policisë së Tiranës
Më datë 12.06.2015, filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit F.I, 50 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë kryetar i Bashkisë Vorë, sepse në zyrën e firmës “Agro Blend” Vorë, u ka dhënë nga 10.000 lek shtetasve B.S, 45 vjeç, banues në Vorë dhe Sh.B, 49 vjeç, me qëllim blerjen e votës në zgjedhjet vendore të datës 21.06.2015. (Neni 238 i K.Penal)

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Lezhë/ Zjarr në malin e Rrencit, forcat zjarrfikëse 'në luftë' me flakët! Rrezikohen disa banesa 

Lezhë/ Zjarr në malin e Rrencit, forcat zjarrfikëse 'në luftë' me flakët! Rrezikohen disa banesa