Pas njoftimit të policisë për nisjen e procedimit penal ndaj kryetarit të Bashkisë së Vorës, Fiqiri Ismaili, reagoi selia blu duke e cilësuar një skenar të koalicionit PS-LSI.
Në një deklaratë për mediat, kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka u shpreh "në Vorë, policia e drejtuar prej Bujar Lazes, nga Skrapari, dhunon çdo ditë mbështetësit e opozitës, i ndalon, i keqtrajton dhe i kërcënon që të mos mbështesin kandidatin e djathtë Fiqiri Ismaili".
"Dhunë direkte ka patur gjatë gjithë kësaj kohe edhe ndaj biznesit të kandidatit Ismaili. Iu bllokua malli nga ministri i LSI-së. Iu bllokuan mjetet e punës dhe nga dje, prej mëse 14 orësh, policia në mënyrë të paligjshme ka bllokuar tërësisht biznesin e tij. Me metoda tipike të sigurimit të shtetit kërcënohen dhe detyrohen qytetarët të bëjnë dëshmi të rreme në zyrat e komisariatit të LSI-së, se gjoja kandidati i së djathtës ka kërkuar t'u blejë votën.Për të gjitha këto, Partia Demokratike po bën gati denoncimin për ndjekje penale ndaj shefit të komisariatit Vorë. Shqiptarët e dinë shumë mirë se kush e përfaqëson mafien sot në pushtet", tha Paloka.
Në emër të PD-së, Paloka u bëri thirrje të gjitha institucioneve ndërkombëtare që merren me monitorimin e zgjedhjeve, të impenjohen seriozisht për evidentimin dhe denoncimin e akteve të tilla kriminale, ku e gjithë struktura e shtetit, duke filluar nga policia, përdoren si organizata kriminale dhe mafioze për të grabitur votën e shqiptarëve"./ATSH/.
/Shqiptarja.com