Marrëveshjet tregtare dhe të investimeve të Shqipërisë do të rishikohen, tha kryenegociatorja Majlinda Dhuka në përgjigje të pyetjes së deputetit Eno Bozdo për kushtin e konkurrueshmërisë së BE.
"Ju bëra pyetje për marrëveshjen me Emiratet e Bashkuara. Theksuat që marrëveshjet bilaterale ekonomike të investimeve duhen futur në kornizën e BE. Kjo shmang kushtin e BE, që është konkurrenca. 4 copa të Shqipërisë u janë vënë në dispozicion arabëve. Do e ndryshoni këtë marrëveshje?", u shpreh Bozdo.
“Ne kemi hartuar një plan që parashikon rishikimin e 42 marrëveshjeve. Është normale, ka ndodhur në çdo vend para se të bëhet anëtar në BE për të përafruar me politikat tregtare dhe të investimeve të BE. Çdo marrëveshje do të analizohet një më një, kur të përfundojë analiza e çdo marrëveshjeje, do të kemi konstatime mbi marrëveshjet që kanë nevojë të ndryshohen apo jo”, tha Dhuka.
Lajmi kryesor:
Integrimi në BE, kryenegociatorja Dhuka: Prioritet reformat territoriale e zgjedhore! 101 kushte për 31 kapituj! Opozita: Raport jo realist











