Procesi i rindërtimit, Ahmetaj: Pandemia nuk na ndal, 340 mln dollarë nga buzheti i shtetit! Shumë shpejt Turqia nis punimet në Laç

Arben Ahmetaj, ministri i Shtetit për Rindërtimin, nëpërmjet një konference ka bërë sot të ditur detajet e deritanishmë të procesit të rindërtimit për tërmetin. Ahmetaj tha se deri më tani janë dhënë 3.337 leje ndërtmi, ndërkohë që sipas tij kanë qenë 56.164 aplikime për prishje të banesave që janë marrë në konsideratë.

"Janë marrë 36 vendime nga Komisioni Shtetëror i Rindërtimit, ndër të cilat janë përkthyer në 76 vendime të Këshillit të Ministrave. Së bashku me donatorët, siç kemi thënë në shkurt, duam të kemi një sektoriat të përbashkët bashkpunimi për rindërtimin.

Vlerësimi i bërë fillimisht për dëmet në 1.1 miliardë është rritur pas detajimeve të bëra së fundmi, pasi është shkuar në çdo fshat dhe është kontrolluar çdo murë. Kjo nëpërmjet një procesi të detajuar teknik.

Sot buzheti i shtetit ka akorduar 34 miliardë lekë ose 340 milionë dollarë për rindërtimin për këtë vit. 272 milionë euro janë dhënë nga donatorët, 5.7 miliardë lekë nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, ndërsa 1.9 miliardë lekë nga bashkia Tiranë. I përmenda këto dy të fundit sepse janë njësi zbatuese.

Në total për t'u rindërtuar janë 143 objekte arsimore, ndër të cilat 33 janë kantierë në ndërtim. 53 prej këtyre godinave do të bëhen nga buxheti i shtetit, ndërsa 90 do të jenë të financuar nga BE. Qëllimi është që me 26 nënëtor nxënësit të futen në këto shkolla dhe ta bëjmë mësimin aty."

Më tej Arben Ahmetaj tregoi detaje nga rindërtimi apo rikonstruksioni i banesave ku tha se 'Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka marrë përsipër 3000 mijë të tilla, ndërsa 600 banesa do të bëhen nga Këshilli Shqiptar i Rindërtimit. Për këto puna do të nisë për 3-4 javë.'

Ndër të tjera Ahmetaj tregoi vështirësitë ndër të cilat është gjendur qeveria në këtë vit të fundit: "80 milionë dollarë janë dhëna nga shteti për 23 mijë familje të cilat kanë patur nevojë deri më tani sa flasim pavarësisht pandemisë, që ashtu si gjithë botën na goditi ekonominë. Më pas shto këtu edhe tërmetin, pasi këto llogaritet shpenzime ekstra.

50 mln euro do të jenë për trashëgiminë kulturore nga Komisioni Europian. Një ndër to do jetë projekti i Durrësit për amfiteatrin.

Porcesi i ndërtimit kqa elementë shumë thelbësor, elementi emocional dhe elementi administrativ. Këto punë nuk bëhen me fjalë, por kjo ëhstë një vertetim i asaj që kemi thënë në vazhdimsi. Kemi patur dy ngarkesa të mëdha, një nga tërmeti një nga pandemia. Për çdo qytetarë që sheh se ndërtimet ecin, apo mbyllja e lokaleve të natës, do të thotë se kush janë ata që përgjigjen. Kjo qeveri nuk përgjigjet vetëm për ditë të mira."

Sa i takon donacioneve faza e dyta?

'Donacionet janë të gjitha në proces. Shumë shpejt do lajmërojë KSHR për rezultatet e prokurimit për ata që kanë. Me dorëzimin që do ti bëjmë sajtit të Laçit të shtunën menjëherë fillon ndërtimi. Kompania turke që ka fituar tenderin atje do vijë të nisë punimet. E njëjta gjë me Emiratet në Durrës. Ne jemi në proces për kreditë.'-u shpreh Ahmetaj.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 23/07/2020 00:50

    Sa xhami e medrese do ndertojne ne Lac e Durres turqit dhe arabet?

    Përgjigju
  • Telniku: 22/07/2020 14:36

    Nga buxheti mer te hengert dreqi Abetaren nga buxheti.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i çokollatës së zezë

Cilat janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i çokollatës së zezë