Procesionarja rrezikon të thajë masivet pyjore në Kukës! Specialisti: Rritet rreziku me ngrohjen e kohës, shteti të ndërhyjë

Masivet pyjore në Kukës, kryesisht pishat e zeza, po rrezikojnë tharjen nga insekti i procesionares.

Kudo në degët e pishave shikon toptha të bardhë, të mbushur me larva të cilat presin ngrohjen e kohës për të çelur.

Ilmi Gjana, specialist i pyjeve pranë Bashkisë Kukës, thotë se në vendin tonë ekzistojnë mënyrat biologjike për të eliminuar këtë sëmundje që than pemët, ndaj bën thirrje për ndërhyrje të menjëhershme.

Pisha e zezë ka disa dëmtues. Është trungrënësi, por kryesisht që e dëmton është procesionarja. Faza larvare e kalon në qeska të bardha. Me ngrohjen e motit larvat hapen dhe dalin në natyrë. Ka mënyrë mekanike duke prerë degët dhe mënyra biologjike. Procesionarja në stadin maksimal dëmton jo vetëm psihën e zezë”, tha Gjana.

E njohur ndryshe si sëmundja e pishave, procesionarja rrezikon sipërfaqe të tëra pyjore jo vetëm në Kukës, por në mbar vendin.

Sipas specialistëve, përveç dëmeve që shkakton në pemët e pishave, shkakton edhe irritim të lëkurës te njerëzit që kanë kontakt me pemët e prekura nga kjo sëmundje.

M.Q./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kardio-Kirurgu Pediatrik Prof. Arben Baboci: “Kam punuar me zemër për zemrën e fëmijëve”

Kardio-Kirurgu Pediatrik Prof. Arben Baboci: “Kam punuar me zemër për zemrën e fëmijëve”