LUSHNJE- Vaji i ri i ullirit po shitet 500 deri në 550 lekë për litër, nga 700 deri në 800 lekë që kushtonte një vit më parë. Rënia e çmimit lidhet me prodhimin e lartë dhe uljen e çmimeve në tregun europian.
Në zonen kodrinore te Lushnjës, ku ullinjte zëne rreth 90 për qind të tokës bujqësore, vjelja ka nisur prej afro dy javësh.
Prodhimi eshte i mbarë, por çmimi i ulët shqeteson fermeret qe nuk mbulojne dot as koston e prodhimit.
Mungesa e punëtorëve është një tjetër problem. Në ullishtet e Dushkut, Golemit, Ballagatit, Hysgjokajt dhe Fier-Sheganit, vjeljen e bëjnë kryesisht të moshuarit, pasi të rinjtë janë larguar në emigracion.
Grupet e vjeljes janë një zgjidhje, por punëtorët kërkojnë 4 deri në 5 mijë lekë në ditë. Eshte e papërballueshme thonë fermerët që kanë shpenzuar dhe për punimin e tokës, krasitjen, spërkatjen dhe plehërimin e ullinjve.
Në zonë, ka disa fabrika të certifikuara përdorin teknologji moderne për prodhimin e vajit ekstra të virgjër dhe perpiqen te ndihmojnë fermerët për shitjen e produktit.
Çmimi pritet të mbetet i ulet dhe në muajt ne vazhdim. Në Greqi dhe Spanjë, një litër vaj ulliri shitet rreth 3,3 deri në 3,5 euro, cka do te ndikoje dhe tregun ne vendin tone por mund të sjellë dhe rënien e eksportit.
-
Kur cmimi eshte i larte ankohen qe vaji nuk u shitet,tani qe eshte i ulet ankohen se nuk u justifikon shpenzimet.Keta njerez nuk gjejne karar!
Përgjigju










Komente
Komento