Importi dhe mungesa e subvencionimeve ka bërë që shumë prodhime bujqësore vendase të mbeten stok. E tillë është edhe mandarina e zonës së Konispolit e cila ka arritur në çmimet minimale.
Fermerët e fshatit Mursi të Konispolit thonë se kanë mjaftueshëm prodhime, por që nuk po arrijnë t’i shesin ato. Ndërkohë që edhe ato tregtar që vinë për të blerë mandarina çmimi është shumë i ulët. Fermerët thonë se çmimi i mandarinës ka arritur të shitet me 22 cent. Kjo ka bërë që fermerët mos të arrijnë të mbulojnë as shpenzimet e tyre.
Mbjellja e fidaneve është në rritje. Me shitjet këtu problemi i fermerëve sot është sepse është më poshtë se vitet e kaluara, shumë më poshtë. Të arrijë mandarina të shitet me 22 cent është skandal fare.
Thanas Kute, fermer
"Problemi i fermerëve sivjet është se tërheqja ndaj mandarinës sivjet ka qenë shumë e dobët. Por kur nuk ka tërheqje, kupton se nuk ka as çmim.Shpresoj që çmimi i tyre të rrite në ditë në vijim", shprehet fermeri Lefter Rubie.
Një tjetër fermer shprehet se një ndër problemet është se është ulur konsumi dhe ka munguar edhe mbështetja e shtetit, në krijimin e hapësirave të tregut.
"Problemet tona janë me konsumi. S’ka konsum, në momentin që s’ka eksport, prodhimi grumbullohet i gjithë në Tiranë. Sa mund të konsumojë Tirana. Ky është problemi. Fermerët janë të pakënaqur kryesisht se s’kanë asnjë mbështetje nga shteti.
Ardian Sako, fermer
Fermerët e Konispolit që mbjellin mandarina sa vijnë e shtohen, por mungesa e subvencioneve dhe tregu për ti shitur ato ka bërë që shumë prej tyre ta shikojnë me skepticizëm të ardhmen nga kultivimi i këti fruti.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.3%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 4510
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Fieri e Vlora pa tregje, gjelat e detit shiten në akset nacionale! Fermerët: Vështirësi për t’i rritur, u shtrenjtua misri
15 Dhjetor, 07:50
-
Dumreja, zona me 1 milion rrënjë ullinj, vaji shitet në Itali! Fermerët ankohen për çmimin: Nuk mbulojmë dot shpenzimet!
8 Dhjetor, 14:03
-
Konispoli prodhon 50 mijë ton mandarina, prek tregjet më të mëdha nga Polonia deri në Rusi
7 Dhjetor, 10:49
-
Nafta për fermerët, deri në fund të gushtit subvencioni arriti 3.9 milionë euro
5 Dhjetor, 07:50
-
Bardhi takim me strukturat e PD në Divjakë, thirrje dhe për protestën e të martës në Tiranë: Fermerët kanë mjaftueshëm arsye!
24 Nëntor, 19:21
-
Poloni, fermerët bllokojnë kalimin kufitar me Ukrainën
23 Nëntor, 20:39
-
Ministria e Bujqësisë kërkon 2 mln euro garanci sovrane për fermerët! Sektori më i nënfinancuar punëson mbi 565 mijë persona
21 Shtator, 07:44
-
Vendimet e qeverisë/ Miratohet 'Skema Kombëtare e Investimeve në ferma', Denaj: 50 % grant për fermerët, aplikimet nisin nga 1 tetori
18 Shtator, 12:21
-
Ambasadorja e Francës nga Korça: Ne mbështesim rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian! Projekte për bujqësinë dhe blegtorinë
13 Shtator, 11:40
-
E trishtë në Fier! Misri derdhet në rrugë se nuk ka treg, fermerja: Tallen me ne maskarenjtë!
8 Shtator, 13:06
-
Rishikohet buxheti! 500 mln lekë për fermerët për sera, rrjeta anti-breshër e stalla
29 Gusht, 15:19
-
Vrau babanë, zbardhet dëshmia e djalit: Ishte xheloz dhe me probleme mendore, pashë si nëna dha frymën e fundit!
10 Gusht, 13:20