Prodhonin jufka në kushte të papërshtatshme higjienike, nën hetim penal dy pronarët e punishteve në Dibër

Prodhonin jufka në kushte të papërshtatshme higjienike, nën hetim penal dy pronarët e punishteve në Dibër

Punishtja në Dibër

Dy pronarë të dy punishteve që dyshoheshin se përdoreshin në mënyrë të kundërligjshme për prodhimin e ushqimit për konsum, janë proceduar penalisht në Dibër.

Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Dibër, filloi procedimi penal për shtetasit M. K., 55 vjeç, banues në Shupenzë dhe M. P., 65 vjeç, banues në Peshkopi.

Si rezultat   në  Shupenzë është bllokuar punishtja e shtetasit M. K., dhe në qytetin e Peshkopisë është bllokuar punishtja e shtetasit M. P.,  pasi janë konstatuar duke prodhuar  produkte ushqimore në kushte të pa përshtatshme higjienike në kundërshtim me ligjin 'Për Ushqimin', dhe aktivitetin e ushtronin  pa qenë të regjistruar pranë organeve tatimore.

Materialet procedurale  iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprat penale "Mashtrimi me produktet ushqimore", "Fshehja e të ardhurave" dhe "Ushtrimi i aktivitetit pa qenë i regjistruar pranë organeve tatimore".

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Komisioni i Senatit miraton kandidaturën e ambasadorit të ri amerikan në Shqipëri, David J. Kostelancik

Komisioni i Senatit miraton kandidaturën e ambasadorit të ri amerikan në Shqipëri, David J. Kostelancik